“Shqipėria ėshtė nė Europė”, kėshtu e ka vlerėsuar shkrimtari i madh Ismail Kadare situatėn e integrimit tė Shqipėrisė.
Kadare në një takim të zhvilluar në Biblotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u shpreh se populli ynë thjesht po ribëhet europian duke mbështetur rrënjët Europiane të vendit tone, ndaj për këtë arsye sipas shkrimatrit të njohur Shqipëria është në Europë
Shkrimtari e ka krahasuar Europën me një familje të madhe ku cdo vend sjell dika, ndërkohë që thekson se Shqipëria ka shumë për ti dhënë Europës, duke e cilësuar bashkëjetesën fetare si vlerën me themelore që vendi ynë ruan ndër vite.
“Europa është një orkestër ku çdo komb sjell diçka. Shqipëria ka shumë për t’i dhënë Europës. Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare”,- vlerësoi Kadare.
Ndërkaq, shkrimtari Ismail Kadare e ka cilësuar gjuhen shqipe si një ndër 12 gjuhët themeltare në Europë, ndërkohë që ka theksuar se ka një mungesë nderimi ndaj kësaj gjuhe nga gjuhëtarët.
Vizita e Kadaresë në Universitetin Luigj Gurakuqi është zhvilluar në kuadër të projektit “Dy gjuhë një libër, i financuar nga Bashkimi Europian.