Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Busek: Kosova ėshtė vend stabil pėr investime tė huaja

Busek: Kosova ėshtė vend stabil pėr investime tė huaja

  Publikuar: 27 Tetor 2011, E Ejte 04:22:16. E lexuar 232 herė
Busek: Kosova ėshtė vend stabil pėr investime tė huaja

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nė Vjenė u zhvillua Forumi Ekonomik pėr Kosovėn. Motoja e kėtij takimi ishte: Kosova shtet i vogėl, por i mundėsive tė mėdha. Intervistė me Dr.Erhard Busek, President i Forumit Ekonomik tė Vjenės

Pyetje: Zoti Busek, Kosova është relativisht shtet i ri. Duke pasur parasysh këtë fakt, si i vlerësoni marrëdhëniet ekonomike aty?

Busek: Unë e kam njohur mjaft mirë Kosovën qysh para pavarësisë dhe ngjarjeve të tmerrshme të luftës dhe tani jam i impresionuar nga zhvillimet pozitive aty. Aty  mund të gjesh vërtet resurse të favorshme për investim. Kosova ka një strategji po ashtu të favorshme dhe  njerëz të kualifikuar, pra një potencial energjish të reja. Kjo është e shkëlqyeshme. Edhe burimet natyrore sigurisht që janë me interes për investitorët e huaj si dhe ndërtimi i infrastrukturës.

Pyetje: A mund të ketë ndikim kriza e euros në zhvillimet e Kosovës, në rradhë të parë tek investitorët që janë aty prezent apo tek të tjerët që duan të investojnë aty, në shtetin e ri?

Busek: Kriza e euros na prek të gjithëve. Ne jemi ekonomikisht të lidhur, jo vetëm si europianë, por edhe globalisht. Ajo mund të ketë efekte të ndryshme por përparësia këtu është që  jo vetëm Kosova por në përgjithësi vendet në gjithë Ballkanin nuk kanë borxhe si ne. Dhe nga ana tjetër aty ka nevojë të madhe për investime në infrastruklturë dhe në fushën e konsumit. Kështu  që këtu janë edhe shanset e zhvillimeve të mëtejshme ekonomike, veçanërisht në këtë rajon.

Pyetje: Por investimet në Kosovë duan edhe siguri të lartë në vend. Mund të jetë penguese situata në veri dhe mund të ndikojë kjo veçanërisht në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë?

Busek: Politikisht ne jemi të interesuar që të ketë një stabilizim në gjithë rajonin dhe aty Kosova është një zonë shumë e rëndësishme. Por siç thashë më parë, aty ka shumë mundësi për gjëra që nuk ekzistojnë ende. Kjo është një listë e tërë, që nga aeroportet deri tek autostradet, nga telekomunikacioni deri tek sektorët ekonomikë që sot janë të përcaktuara, pra një zonë interesante. Situata në veri nuk sjell asnjë pasiguri për investitorët.  Në të vërtetë  ka konflikte për shkak të stacioneve kufitare të vendosura në nivel lokal, por nga ana tjetër vendi është shumë stabil

Duhet thënë gjithashtu se Kosova është patneri më i madh ekonomik për Serbinë, ku eksportet më të mëdha vijnë nga Serbia për në Kosovë, kështu që kjo do të thotë që edhe Serbia është e interesuar për gjetjen e një rregulli krejt normal mes dy vendeve. Ky është parakusht thelbësor. Sepse çfarë importonte Kosova nga Serbia deri dje, sot këto mallra vijnë nga vendet e tjera fqinjë, dhe në këtë mënyrë serbët humbasin mundësitë ekonomike që i jep tregtia me Kosovën.

Pyetje: Kosova kritikohet shumë për korrupsion, ju jeni i të njëjtit mendim?

Busek: Korrupsioni prej një kohe shumë të gjatë është prezent në të gjithë Ballkanin. Por duhet të them edhe që probleme korrupsioni kemi të gjithë ne. Ky problem është edhe në Gjermani. Mendoj se raste korrupsioni ka dhe ne firmat si Siemens dhe kjo firmë nuk është e Kosovës, por një firmë gjermane.

Pyetje: Zoti Busek, pse ka një Forum Ekonomik në Vjenë dhe nuk ka një forum të tillë edhe në Berlin, apo në Bruksel?

Busek: Sipërmarrjet austriake, të cilët janë përfshirë veçanërisht në Evropën Qëndrore dhe Juglindore, janë një numër i madh. Ne kemi një ndryshim të situatës ekonomike në Austri për shkak se sipërmarjet e kanë kuptuar që e ardhmja e tyre është atje.Kjo nuk është aq e rëndësishme për Berlinin, pasi Berlini duket që është e orientuar më shumë nga Rusia dhe Polonia dhe po ashtu Brukseli është i orientuar në drejtime  të tjera. Pra Vjena është vendi i duhur.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com