Liderėt e eurozonės, pritet tė takohen sot nė njė mbledhje vendimtare, pėr t’u pajtuar rreth njė plani pėr krizėn e euros.
Ata po shpresojnė tė finalizojnė njė plan qė pėrfshin shlyerjen e disa borxheve greke dhe rritjen e kapitalit pėr bankat e dobėsuara evropiane. Plani do tė rritė gjithashtu kompetencat e fondit tė shpėtimit eurozonės.
Një pengesë e madhe është çështja se sa shumë borxh t'i falet Greqisë, duke e ditur se nëse i falet më shumë se 40 për qind, do ta dëmtonte sistemin financiar evropian.
Përpara takimit, BE-ja i ka bërë presion Italisë për të kapërcyer një bllokim të qeverisë për të çuar përpara reformat e kërkuara ekonomike.
Krerët e Bashkimit Evropian, kanë thënë se do të vihet pakoja e krizës së borxhit vetëm nëse Italia pranon reformat që udhëheqësit e BE-së i kërkuan, më 22 tetor.
Në përgjigje të presionit nga presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, Berluskoni ka thënë se askush nuk mund t’i japë mësime Italisë.
Por, Komisioni Evropian, ka sqaruar se nuk është qëllimi të nënçmohet Italia, e cila është ekonomia e tretë të BE-së.