Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Facebook nė akuzė, rrit fiktivisht pėrdoruesit!!

Facebook nė akuzė, rrit fiktivisht pėrdoruesit!!

  Publikuar: 25 Tetor 2011, e Marte 17:24:25. E lexuar 184 herė
Facebook nė akuzė, rrit fiktivisht pėrdoruesit!!

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

“Facebook” ėshtė vendosur nė qendėr tė spekulimeve, pėr krijimin e informacioneve shtesė, tė cilat pėrdoren pėr t’i rritur vlerėn rrjetit social mė popullor nė botė.

Akuzat janë bërë nga Komisioneri Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave Kompiuterike, i cili pretendon se kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ruan ose krijon adresa e profile të paqëna.

Megjithatë, “Facebook”, i cili numëron 800 milion përdorues, i ka mohuar të gjitha spekulimet, duke i cilësuar si “gënjeshtra keqdashëse”.

I pari që hodhi dritë mbi skandalin ishte një student 24-vjeçar i informatikës, i cili i bëri kompanisë një kërkesë zyrtare që t’i dërgonte të dhënat e tij personale.

“Facebook” iu përgjigj duke i dërguar një cd ku përfshihej i gjithë aktiviteti që në hapjen e profilit, por gjithashtu ishin prezente edhe shumë informacione të fshira. Në database, duket se ruhen edhe emailet që përdoruesit i nisin shokëve të tyre ftesën për t’u bashkuar në Facebook, edhe nëse ata nuk regjistrohen në të.

Vetë studentit i figuronin disa adresa emaili. Të gjitha kishin qenë të tijat, por ai i kishte ndryshuar vazhdimisht duke i mbivendosur. Ruajtja e adresave, sipas studentit irlandez, lejon “Facebook” të rrisë vlerën e tij në mënyrë fiktive.

Në çështjen e hapur në një gjykatë europiane, e cila ka juridiksion për të gjykuar “Facebook” në kontinent, avokatit e studentit pretendojnë edhe që kërkesa e informacioneve si opinionet politike, besimet fetare apo orientimi seksual thyejnë të drejtën e privacisë dhe krijojnë premisat për abuzim me të thëna personale.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com