Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Promovohen 10 romane turke, tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe

Promovohen 10 romane turke, tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe

  Publikuar: 22 Tetor 2011, E Shtune 19:01:23. E lexuar 198 herė
Promovohen 10 romane turke, tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Shtėpia botuese “Shkupi” nė duart e lexuesve shqiptarė ka sjellė pėrkthimin e 10 romaneve turke. Ne mesin e tyre ėshtė edhe romani “Kur gjethet bien” nga autori Reshat Nuri Gyntegin, nė bazė tė cilit edhe ėshtė xhiruar edhe seriali mė i shikuar turk me po tė njėjtin emėr dhe qė transmetohet nė Alsat M.

Romanet e përkthyera kanë fituar çmime të larta letrare, janë ribotuar me dhjetëra herë, janë përkthyer në shumë gjuhë botërore, janë bërë pjesë teatrale, ndërsa kohëve të fundit janë thyer rekorde të shikueshmërisë të serialeve që janë xhiruar në bazë të tyre.“Ky projekt përveç tentimit që lexuesit shqiptarë ti sjellë vlera letrare dhe artistike nga letërsia turke, të arriturat të cilat ne mendojmë që Reshat Nuri Gyntegin, Orhan Kemal, Sabahatin Ali, Aja Kutlu dhe të tjerët të cilët janë në proces të botimit meritojnë të jenë prezente edhe në produksionin letrar shqiptarë, jo vetëm të shtëpisë tonë botuese Shkupi por edhe të tjerëve. Kjo do të thotë se kundrejt të miqësive të panatyrshme që në rrethana të ndryshëm kanë pas këta dy popuj, është koha të kenë një miqësi, së paku letrare të natyrshme”, tha Azam Dauti, shtëpia botuese “Shkupi”. “Unë mendojë se promovimi I këtyre 10 romaneve që ka botuar botuesi Shkupi të përkthyera nga turqishtja është një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore e neve shqiptarëve të Maqedonisë. Kjo njohje mes kombeve, për të qenë më substanciale, më e qëndrueshme, dhe më plotë ende bëhet nëpërmjet letërsisë që dy kombet kanë prodhuar. Përkundër krejt mjeteve të reja, teknologjisë, afrimit të largësive me globalizim dhe konstalacioneve politike, letërsia dhe përkthimi I saj në gjuhët e njëri tjetrit ende mbetet dritarja më e madhe për njohjen e popujve mes veti”, tha Ramadan Ramadani, përkthyes. Ne mesin e romaneve të përkthyera janë “Qelia numër 2”, “Lufta për Bukë” nga autori Orhan Kemal” dhe ”Madona me mantel gëzofi” nga autori Sabahatin Ali.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com