Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Microsoft Vizioni nė Shkup

Microsoft Vizioni nė Shkup

  Publikuar: 21 Tetor 2011, E Premte 16:48:15. E lexuar 203 herė
Microsoft Vizioni nė Shkup

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Trendet mė tė reja tė cilat do tė pasojnė nė teknologjinė informatike janė pjesė e hapėsirės debatuese dhe ekspozuese tė Konferencėn teknologjike tė 9-tė Majkrosoft Vizioni, e cila filloi sot nė Shkup. Marrin pjesė rreth 700 kryerės kyē nė teknologjinė informatike, profesionistė TI, programues, menaxherė, entuziastė tė cilėt janė me orientim tė TI.

Gjatë konferencës dyditore do të mbahen 36 ligjërata të ekspertëve nga biznesi IT në disa tërësi tematike.

Fokusi i konferencës do të vihet në zgjidhjet teknologjike ekzistuese dhe të reja të cilat mundësojnë ristrukturimin dhe konsolidimin e sistemeve te shfrytëzuesit, shfrytëzim më efikas të resurseve harduerike dhe softuerike përmes zbatimit të virtuelizimit, kursimit të energjisë, zvogëlimit të emisioneve të CO2.

Sipas drejtorit të Majkrosoft Maqedonis, Iliano Gagovski, pjesë e debateve do të jetë koncepti i konsumerizimit të teknologjisë informatike si mënyrë për kyçjen e TI trendeve të reja në mjedisin korporativ.

"Shfrytëzuesit gjithnjë e më shumë janë mësuar me mënyrën e re të komunikimit e cila personifikohet në pajisjet celulare në njërën anë dhe në rrjetet sociale në anën tjetër. Shumë shpesh kur vijnë në mjedis të caktuar korporativ gjejnë aplikacione të gjeneratës më të vjetër që shpesh çon deri te frustrimet. Më herët shfrytëzuesit përvojat më të mira me teknologjinë informatike i kanë pasur në punë, por tani shumë shpesh i kanë në shtëpi dhe dëshirojnë t'i bartin në punë", sqaroi Gagovski.

Në kuadër të Vizionit 9 mbahet edhe Microsoft Innovation Forum me temë Microsoft and Green IT. Qëllimi është të demonstrohet se si shfrytëzimi i teknologjive të Majkrosoftit mundëson zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike, optimizimit të resurseve dhe zvogëlimit të CO2 emisionit.

Daniel Sas, drejtor kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, partner i konferencës, vlerësoi se është shembull i mirë për bashkëpunimin e kompanive të suksesshme të cilat duhet ta ndjekin edhe kompani të tjera në Maqedoni.

Ngjarjet si kjo, theksoi Sas, e prezantojnë botën e inovacioneve në të cilën jetojmë sot në industrinë e telekomunikimeve dhe në teknologjinë informatike.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com