Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nė mbledhjen e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, se Qeveria ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė miratimit tė buxhetit tė vitit tė ardhshėm.
“Pavarësisht nga rrethanat e krizës së thellë në rajon dhe botë, sërish ky do jetë buxheti më i madh në historinë e vendit”, siguroi kryeministri.
Ai nënvizoi se “kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë kursime buxhetore të shpenzimeve të tjera përveç investimeve në infrastrukturë, si një kusht i domosdoshëm për programin tonë”.
Shefi i qeverisë nënvizoi se përparësi do jetë rritja e rrogave dhe pensioneve. “Buxheti përsëri do i qëndrojë kësaj politike si një vendosmëri për të investuar në burimet njerëzore, por dhe si një vendosmëri për të ruajtur fytyrën njezore të kësaj mazhorance, përpara pensinistëve dhe njerëzve në nevojë. Prandaj dhe miratojmë rritjen e rrogave, pensioneve, me programin e përvitshëm. Kjo është bërë një rregull, dhe kjo ka patur një impakt pozitiv në zhvillimin e vendit në teresi”, tha Berisha.
“Në mënyrë konstante shkojmë drejt arritjes së standardeve të vendeve të zhvilluara. Këto rezultate janë si në fushën e investimit në infrastrukturë, arsimit, shëndetësisë etj”, tha Kryeministri, i cili shtoi se, “një arritje e madhe është bërja e mortalitetit infantil në njëshifror”. Sipas tij, “kjo është dëshmi e një sistemi të vlefshëm”.
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit theksoi se të dhënat paraprake në sistemin e arsimit janë mjaft inkurajuese. “Buxheti do mbështesë të gjtha reformat sociale”, siguroi ai.
Kryeministrit vuri në dukje se bbuxheti do të mbështesë edhe përfundimin e të gjitha akseve të mëdha rrugore.
“Me përfundimin vitin e ardhshëm të autostradës Levan-Tepelenë, qytetet si Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, do të kapen nga Tirana të gjitha në më pak se dy orë dhe Saranda në dy orë e gjysëm.
Berisha bëri të ditur se “buxheti do të mbështesë edhe autostradën Tiranë-Elbasan dhe Boshtin e Jugut. Do mbështesë përveç Levan-Tepelenë edhe By-Passin e Fierit që u shty sepse studimet dëshmuan që Apollonia shtrihet dhe në fushë dhe s’mund të ndërtohej mbi një tradhëgimi botërore. Për këtë e bemë nga e para projektin e By-Passit dhe financimin e tij.
Para 3 javësh financuesit e projektit të parë kanë shqyrtuar edhe projektin e dytë
“Edhe vitin e ardhshëm buxheti do mbështesë të gjitha këtë infrastrukturë. Progresin e mëtejshëm të rrugës së Arbrit në të dy krahët. Buxheti do mbeshtesë përfundimin e tunelit Tiranë-Elbasan. Ecuria e punimeve në këtë aks është e mbarë, puna intensive vijon. Do mbështesë By-Pasin e Shkodrës dhe përfundimin e Hanit të Hotit-Shkodër”, tha Berisha.
Sipas tij, Shqipëria do ta presë 100 vjetorin me një rrjet rrugor që askush se ka imagjinuar. “Jam i bindur që ky vend e meriton plotësisht këtë. Kudo që shkoj, Shqipëria më duket si një “bukuroshe e fjetur” që pret ta zbuluar”. Në 100 vjetorin e saj Shqipëria do ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të re”, tha Berisha.
“Një tjetër pikë e buxhetit është financimi i të gjitha projekteve për Shqipërinë dixhitale, që është motoja dhe zotimi ynë. Nëse mandatin e kaluar shtrimë internetin në çdo shkollë, tani do e kalojmë në çdo klasë, falë teknologjisë së re”, tha kryeministri.
Sipas tij, do financohen të 125 projektet për të konsoliduar moshën dixhitale të vendit. Gjithashtu shtoi Kryeministri, se do investohet në 2 projektet e mëdha kombëtare në projektin e ullirit dhe projektin e arrorëve.
Berisha theksoi se, “buxheti do mbështesë turizmin”, por sipas tij “duhet të jemi të qartë se kjo që bëjmë për infrastrukturën është mbështejta më e fuqishme që aktualisht i bëjmë atij. Do bëjmë masterplanin për gjithë zonën bregdetare”.
“Kriza është e thellë, por besoj se ekonomia shqiptare me dinamizmin që e karakterizon, do ia dalë të ruajë plotësisht kursin makroekonomik, stabilitetin makroekonomik”.