Teatri “Bylis” nė qytetin e Fierit feston sot 40 vjetorin e krijimit tė tij.
Në festime do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Republikës Bamir Topi i cili do të dekorojë disa nga figurat më të shquara të artit, që kanë debutuar në këtë teatër ndër vite.
Gjatë vizitës së tij në qytetin e Fierit kreu i shtetit Bamir Topi do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Bashkisë Baftaj Zeqaj ndërsa më pas do të marrë pjesë në një ceremoni promovimi botimesh në bibliotekën e qytetit.
Gjithashtu në ceremoninë e organizuar për 40-vjetorin e teatrit “Bylis” do të jenë të pranishëm edhe artistët që kanë kontribuar në vite në skenë.