Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Dritėro Agolli mbush sot 80 vjeē, Basha: Njeri me vision tė kthjellėt

Dritėro Agolli mbush sot 80 vjeē, Basha: Njeri me vision tė kthjellėt

  Publikuar: 13 Tetor 2011, E Ejte 16:57:11. E lexuar 438 herė
Dritėro Agolli mbush sot 80 vjeē, Basha: Njeri me vision tė kthjellėt

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Sot patriarku i letrave shqipe, Dritėro Agolli, mbush 80 vjeē. Akademia e Shkencave ka organizuar sot njė veprimtari tė posaēme pėr anėtarin e saj tė nderuar, ndėrsa janė tė panumėrt ata qė e urojnė shkrimtarin e madh pėr ditėlindje.

Shkrimtari i mirënjohur është uruar sot edhe nga kryebashkiaku Lulzim Basha I cili gjatë vizitës në shtëpinë e tij ka theksuar se Dritëro Agolli është një figurë e dashur për publikun shqiptar.
 

“Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë sonë. Ai është njeri me vision të kthjellët, të qëndrueshëm dhe i pandikuar nga interest e çastit” ka theksuar Basha.
 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka organizuar sot në sallën " Aleks Buda" një takim jubilar me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe akademikut, Dritëro Agolli. Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë edhe ministri i Kulturës Aldo Bumçi dhe përfaqësues të institucioneve qëndrore të shtetit dhe të kulturës shqiptare.

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.
Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet 60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradizionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.
Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !
aulona
''dritero agolli''
''dritero agolli'' ky shkrimtare quhet si shkrimtare te zotin .nga aulona zymberi.


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com