Shumė prej kompanive qė operojnė nė industrinė e rėndė prodhuese mund tė penalizohen nga ndryshimet pritshme nė ligjin “Pėr Sektorin e Energjisė Elektrike”. Pasi kanė parė draftin ligjor, drejtues tė Sindikatave tė Pavaruara thonė se qindra punonjės rrezikojnė vendin e punės, nėse kompanitė do tė kenė probleme nė furnizimin me energji. Sipas tyre, kėto shqetėsime janė ngritur nga kompanitė qė cilėsohėn si konsumatorė tė mėdhenj dhe nuk do t’u lejohet mė furnizime energji nga CEZ Shpėrndarje.
“Mendoj se është një projektligj i parakohshëm dhe se këtyre kompanive duhet t’u jepet koha për t’u përgatitur në këtë drejtim. Koha duhet të jetë rreth dy vjet sepse ky është mendimi edhe i kompanive përfaqëuese të cilat i prek ky projektligj. Do të ketë një frenim, ndalim të punës, një stakim të biznesit dhe të industrisë së rëndë. Sepse deri tani nuk ka asnjë alternativë të parashikuar nga projektligji se ku duhet ta marrin energjinë”, tha Gëzim Kalaja, kryetari i BSPSH-së.
Krejt ndryshe shihen risitë që pritet të hyjnë në fuqi në sektorin e enregjisë elektrike. Për Albanian Screen, drejtues në ministrinë që dhe mbikëqyr këtë treg thonë se tanimë ka nisur liberalizimi që dhe ndihmon si blerësit ashtu dhe shitësit.
“Për të realizuar faktikisht hapjen e tregut të energjisë po ndërmerret ky ndryshim në ligj, në mënyrë që të kemi një liberalizim dhe futjen e të gjithë aktorëve në tregtinë e energjisë elektrike. Me këtë shpresohet që të ulet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët tariforë, ku hyjnë familjarët dhe bizneset e vogla, por edhe të mëdhenjtë. Nuk mendohet që do të ketë defiçite në furnizimin me energji elektrike, pra, mendoj që koha që ne kemi zgjedhur, pra 2-3 muaj përpara përfundimit të vitit, është e mjaftueshme që kompanitë e mëdha apo klientët e kualifikuar të gjejnë energjinë që do u duhet për vitin 2012 ”, thotë Agim Bregasi, drejtori i Sektorit të Energjisë, METE
Liberalizimi synon që këta konsumatorë, të cilësuar si Klientë të Kualifikuar të mund të futen në tregun e lirë vetë, ose të furnizohen nëpërmjet furnizuesve të kualifikuar. Ky projekt ligj përcaktn që ndër të tjera energjia e prodhuar nga HEC-et ekzistuese me kosto të ulur dhe kapital 100 për qind shtetëror të shkojë për furnizimin e konsumatorit familjar dhe bizneseve të vogla e të mesme. Ministria e Ekonomisë bën me dije se ndryshimet ligjore do të bëhen brenda pak muajsh, me qëllim që operatorët si konsumatorët ashtu dhe prodhuesit të jenë të përgatitur për të operuar normalisht në vitin 2012.