Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shfaqen pasojat e para tė krizės financiare

Shfaqen pasojat e para tė krizės financiare

  Publikuar: 10 Tetor 2011, E Hene 16:33:23. E lexuar 223 herė
Shfaqen pasojat e para tė krizės financiare

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Njėsia e gjermane bankės franko-belge Dexia, po lufton pėr mbijetesėn e saj pėr shkak tė ekspozimit ndaj borxheve tė rėnda tė vendeve evropiane njofton revista gjermane Der Spiegel.

Dega gjermane e Dexia-s ka dhënë kredi prej 5.4 miliardë eurosh në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, e që të gjitha këto vende janë duke u përballur me borxhe në rritje, nënvizoi Spiegel.

Raporti tha se rregullatori financiar gjerman Bafin, i kishte bërë presion bankës që nga viti 2010 për të rritur kapitalin e kësaj njësie.

Por, problemet e likuiditetit udhëhoqën gjithë kompaninë në turbulencë këtë muaj. Në këtë raport thuhej se rregullatori Bafin shpreson që shteti francez do ta shpëtojë bankën Dexia, e përmes kësaj edhe njësinë gjermane.

Të dielën, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu njoftuan se kishin arritur një marrëveshje për të shpërbërë Dexian, viktima e parë e krizës së borxhit të eurozonës.

"Zgjidhja e propozuar, që është rezultat i konsultave intenzive në mes të të gjitha palëve, do t’i parashtrohet bordit të Dexias, dhe është në përgjegjsinë e saj që ta miratojë këtë propozim,” shkruante në deklaratën e lëshuar pas arritjes së kësaj marrëveshje.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com