Ēmimet e ushqimeve nė botė kanė pėsuar njė rėnie me 2 pėr qind nė muajin shtator. Sipas zyrės sė OKB-sė pėr Ushqimin, ose shkurtimisht FAO) kjo rėnie ėshtė shėnuar si pasojė e rritjes sė ofertės me drithėra dhe dobėsimin e kėrkesės globale.
Raporti i agjencisë me seli qendore në Romë, u publikua përpara mbledhjes së Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë të cilat shqyrtuan politikën monetare.
Në fillim të këtij viti, çmimi i lartë i ushqimeve dhe i lëndëve të para u konsiderua si një nga motivet e nivelit të lartë të inflacionit, duke detyruar Bankën Qendrore të Europës të vendosë për të rritur normën bazë të interesit.
Sipas raportit të FAO, indeksi i saj i çmimeve globale të ushqimeve ra në mesataren e 225 pikë për muajin Shtator, ose 4.5 pikë më pak nga muaji gusht.
Indeksi i çmimeve të ushqimeve të FAO-s, bazohet në një shportë që përmban lëndët e para ushqimore si drithërat, vajrat, mishin dhe sheqerin.