Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ēmimi Oskar, filmi Amnistia do pėrfaqėsojė Shqipėrinė

Ēmimi Oskar, filmi Amnistia do pėrfaqėsojė Shqipėrinė

  Publikuar: 07 Tetor 2011, E Premte 19:31:53. E lexuar 273 herė
Ēmimi Oskar, filmi Amnistia do pėrfaqėsojė Shqipėrinė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Filmi, “Amnistia” do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Akademinė e Ēmimit Oscar.

Bordi artistik i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë ka vendosur që në vend të filmit “Falja e gjakut” do të jetë “Amnistia” filmi i cili do të shkojë në “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”.


Rregullorja parashikon që bordi merr parasysh prodhimet shqiptare apo bashkëprodhimet shqiptare me të huajt, që kanë dalë në qarkullim nga shtatori 2010 deri në shtator 2011. Filmi duhet të jetë shfaqur për jo më pak se një javë rresht dhe jo më parë se 1 tetor 2010 e jo më vonë se 30 shtator 2011.


"Amnistia" i Bujar Alimanit, premierë në Tiranë në maj të këtij viti, është shfaqur për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin dhe ka fituar disa çmime.


Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për "Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”. Në vitin 1996 Shqipëria u prezantua me “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, në vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, në 2009 konkuroi “Gjallë” i Artan Minarollit dhe një vit më parë konkuroi “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com