Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Apple prezanton iPhone 4S, edhe pse pritej iPhone 5

Apple prezanton iPhone 4S, edhe pse pritej iPhone 5

  Publikuar: 05 Tetor 2011, E Merkure 19:15:55. E lexuar 235 herė
Apple prezanton iPhone 4S, edhe pse pritej iPhone 5

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Procesori, bateria dhe fotokamera jane te reja, por dizajni mbetet i njejte me iPhone4

Pritja mori fund. Tim Cook, administrator i deleguar i Apple, ka prezantuar versionin e ri të iPhone. Procesori është më i shpehtë, fotokamera me më shumë pixel, kurse bateria më efikase. Megjithatë, deri tani nuk bëhet fjalë për ndonjë iPhone5. “Si është e mundur të përsëritet suksesi i një produkti si iPhone 4?”, pyet Philip Schiller, zv./president i grupit. Mesa duket nuk është e mundur. Por ja që iPhone 4S është pritur me një farë ftohtësie në plate, ku pritej iPhone 5. “Smarthone”-i i prezantuar në konferencën “Let's talk iPhone” në Cupertino, ku është rezidenca e kompanisë, nuk paraqet ndryshime të mëdha dizajni në krahasim me modelin e mëparshëm. Tim Cook, i ngjitur në skenë me xhinse e fanellë të zezë (si Steve Jobs), ka deklaruar se “ky është produkti i parë që prezantoj që kur erdha në krye të Apple. Jam këtu në të njëjtin vend ku Steve Jobs, në vitin 2001, prezantoi iPodi-in e parë”.
Risitë e aparatit të ri telefonik kanë të bëjë sidomos me karakteristikat teknike. Posedon një procesor A5, i pranishëm edhe në iPad 2. Bateria do të lejojë deri në 8 orë biseda në rrjetin 3G dhe dy antena duhet të përmirësojnë cilësinë e shërbimit e të dyfishojnë shpejtësinë e doënloadeve. Teksa paraardhësi ishte i disponueshëm në dy versione, nga të cilët një për SHBA-në, në këtë rast 4S është i vetëm dhe do të funksionojë në të gjithë botën. Ky gjithashtu është edhe 33% më i shpejtë në shkrepjen e fotove. “Smartphone”-i i ri mund të regjistrojë në  parametrat 1080p HD dhe do të ketë stabilizatorë për të realizuar imazhe të pastra.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com