Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Festivali i Filmit nė Prishtinė

Festivali i Filmit nė Prishtinė

  Publikuar: 25 Shtator 2011, E Dielle 19:07:43. E lexuar 265 herė
Festivali i Filmit nė Prishtinė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

“Kosovė, nuk do tė thotė vetėm luftė”, ėshtė fjalia e parė qė paraqitet nė njoftimin pėr shtyp qė kanė nisur organizatorėt e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit tė Prishtinės, pėr tė lajmėruar zhvillimin e tij nga data 24 shtator deri mė 1 tetor.

“Ky event është mjaft i rëndësishëm për komunitetin artistik në Kosovë. Meqenëse brenda festivalit organizohet edhe forumi i kooproduksionit i cili ka dy vite që po mundëson jo vetëm për Kosovën, por edhe kineastët e rajonit nga të gjitha vendet fqinje të marrin pjesë duke qenë të pranishëm në ligjërata shumë të rëndësishme që prezantohen nga prezantues nga kompani shumë prestigjoze evropiane të kooproduksionit, duke pasur parasysh se kemi shumë informacione dhe Kosova është si një vatër e problemeve dhe konflikteve, të paraqitet në një pasqyrë tjetër është shumë e rëndësishme”, është shprehur Vjosa Berisha, drejtoreshë e “Prifilmfest”.

Në konkurim do të jenë filma nga Danimarka, Shqipëria, Franca, Maqedonia, Bosnja etj, por edhe serb, në konkurimin jozyrtar, risi kjo këtë vit, pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, bëjnë të ditur organizatorët e festivalit.

Juria ndërkombëtare, me president Gedeon Burkhard, aktor në filmin “Inglorious bastards” të Tarantinos, do të japë gjashtë çmime, që janë “Hyjneshat e arta”.

Pjesë e programit është edhe Retrospetkiva franceze, që i dedikohet regjisorit Claude Chabrol.

Ky është edicioni i tretë i Festivalit ndërkombëtar të filmit të Prishtinës, që në vazhdën e dy sloganeve të para “Fillimi i një miqësie të bukur” dhe “Miqësia vazhdon” këtë vit është përzgjedhur: “Miqësi. Përgjithmonë”.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com