Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shqipėria pėrfituese nga embargoja ndaj Serbisė

Shqipėria pėrfituese nga embargoja ndaj Serbisė

  Publikuar: 25 Shtator 2011, E Dielle 19:00:13. E lexuar 214 herė
Shqipėria pėrfituese nga embargoja ndaj Serbisė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Konflikti tregtar mes Kosovės dhe Serbisė ka sjellė pėrfitime pėr ekonominė shqiptare. Embargoja e Kosovės ndaj mallrave serbe dhe boshnjake rriti prezencėn e produkteve shqiptare, tė cilat nė muajin gusht, krahasuar me njė muaj mė parė pėsuan rritje me rreth 46 pėr qind. INSTAT raporton se ndaj Kosovės janė eksportuar kryesisht materiale ndėrtimi, duke zbutur nė njė farė forme deficitin tregtar, i cili gjithsesi mbetet ende i lartė, ka raportuar gazeta Shqip.

Në muajin gusht drejt shtetit fqinj janë eksportuar mallra me vlerë 1.6 miliardë lekë, kurse gjatë gjithë 8-mujorit pesha e tyre zë rreth 8.7 miliardë lekë, me rritje 37 për qind në raport me një vit më parë.

Kosova vendosi të mos lejonte hyrjen e mallrave serbe për aq kohë sa vet ky shtet nuk pranonte produktet kosovare me vulën e autoriteteve doganore të Prishtinës. Konflikti zgjati rreth dy muaj, nga ku u mundësua një përfitim për vendin tonë. Megjithatë, ekspertët thonë se përfitimi duhet të ishte akoma edhe më i madh, por problemet me taksat në doganë kanë ulur zgjerimin e shkëmbimit tregtar.

INSTAT raportoi dje të dhënat në tërësi për tregtinë me jashtë për të gjitha mallrat dhe me të gjitha vendet e botës. Statistikat tregojnë se në gusht 2011 u eksportuan 13,4 miliardë lekë mallra, me ulje 24.7 për qind në krahasim me korrik 2011, por rritje me 38.2 për qind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Sa i takon importeve, u importuan rreth 44,7 miliardë lekë mallra, me ulje 6.3 për qind në krahasim me korrik 2011 dhe rritje 11 për qind në krahasim me vitin 2010.

Si përfundim, deficiti tregtar i këtij muaji arriti në 31,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej gati 5 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 2.4 për qind krahasuar me gusht 2010. Në total, si 8-mujor, deficiti arriti në 270 miliardë lekë, duke kërcënuar kështu ekonominë.

Në gusht 2011, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën e rreth 10 miliardë lekë, duke zënë gati 22.4 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me korrik 2011, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 39.9 për qind. INSTAT thekson se, peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 82.1 për qind, e zënë nënproduktet e naftës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com