Udhėheqėsit financiarė janė zotuar se do tė ndėrmarrin veprime kolektive pėr tė trajtuar krizėn financiare tė Evropės dhe pėr tė ndaluar pėrhapjen e saj.
Në takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, shefja e këtij institucioni, Kristinë Llegardë, tha se 17 vendet e Eurozonës duhet të përmbushin zotimin që kanë bërë në muajin korrik, për të rritur fondin e tyre të shpëtimit.
Sekretari amerikan i Thesarit, Timoti Gajtner, tha se është koha për të shmangur efektin domino të moslukuidimit të borxhit në Evropë.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, Zhou Ksiaohuan, bëri thirrje për veprim më të shpejtë, me qëllim stabilitetin më të madh financiar në kontinentin evropian.
Ministri rus i Financave, Aleksej Kudrin, tha se shpëtimi i Greqisë nga dështimi do të ishte në favor të vendeve të Eurozonës dhe do të zvogëlonte mundësinë e zhvillimeve të ngjashme në Spanjë dhe Itali.