Njė delegacion i Festivalit tė Folklorit Burimorė “Burimet e Sharrit”, ka qėndruar pėr vizitė nė komunėn e Tetovės ku u takuan me Shefin e kabinetit, Alajdin Asani.
Drejtori i këtij festivali, Zilfi Aliu, në emër të organizatorëve dhe pjesëmarrësve falënderoi autoritetet e komunës së Tetovës dhe kryetarin Prof.Dr. Sadi Bexheti për ndihmën dhe kontributin e dhënë për realizimin e suksesshëm të këtij festivali tradicional. “Në këtë mënyrë komuna e Tetovës nderon artistët nga trevat shqiptare dhe jep përkrahje e kultivon kulturën tonë kombëtare”, tha Aliu.
Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës, Alajdin Asani, në emër të kryetarit Prof.Dr. Sadi Bexheti falënderoi artistët shqiptarë që janë pjesëmarrës në këtë festival për kontributin e dhënë në drejtim të ruajtjes së vlerave të çmuara kombëtare. “Dëshiroj t’ju uroj sukses e punë të mbarë dhe mendoj se festivalet e këtilla tradicionale bëjnë një punë shumë me vlerë, ata e mbajnë gjallë kulturën tonë kombëtare. Komuna e Tetovës në vazhdimësi ka përkrahur këto manifestime edhe përkundër problemeve financiare me të cilat ballafaqohet”, tha Asani.
Artistët nga Kosova dhe Shqipëria, pjesëmarrës në festival, falënderuan komunën e Tetovës për përkrahjen që u jep Shoqërive Kulturore-Artistike dhe vlerësuan se projektet e këtilla duhet të përkrahen vazhdimisht pasi ata kontribuojnë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës kombëtare nga treva të ndryshme ku jetojnë shqiptarë.
Ndryshe, edicioni i sivjetmë i festivalit të folklorit burimorë “Burimet e Sharrit” është edicioni i dhjetë jubilarë, në të cilin performojnë artistë dhe Shoqëri Kulturore-Artistike nga vendi, Shqipëria dhe Kosova.