Galeria e Arteve tė Tetovės, hapi sot edicionin e dytė tė kolonisė sė arteve, nė Kodrėn e Diellit. Ministrja e kulturės Elizabeta Kanceska Milevska uroi artistėt pėr punėn e tyre, ndėrsa drejtori i kėtij institucioni Valmir Aziri tha se, kolonia e arteve edhe si vjet do tė pasurojė fondin e galerisė me dhjetėra piktura. Aziri madje tha se po bėjnė pėrpjekje qė ky eveniment tė bėhet tradicional.
“Kolonia e arteve të Tetovës do vazhdojë që të jetë burim i disiplinave artistike, të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë piktorët nga vende të ndryshme gjatë krijimit të punimeve që ne do t’i ndjejmë në pulsin e lirisë, fantazisë, kreativitetit, energjisë dhe potencialit”, tha Elizabeta Kanceska Milevska, Ministre e Kulturës.
“Ky eveniment i rëndësishëm për kulturën dhe artin në qytetin tonë mbledh sërish artistët nga vendi dhe rajoni, për të këmbyer sërish eksperienca dhe për ti bashkuar ato, duke realizuar vepra unike. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit kolonia organizohet në Kodrën e Diellir si një nga vendet më të bukura të këtij rajoni natyra dhe pozita e volitshme do jenë një shtytje edhe më e madhe për artistët të inspirohen dhe krijojnë vepra artistike gjatë dhjetë ditëve që do qëndrojnë këtu”, tha Valmir Aziri, drejtor i galerisë së Arteve të Tetovës.
Në koloninë e sivjetme marrin pjesë 15 artistë nga vendi dhe jashtë, të cilët në dhjetë ditët e ardhshme do kenë mundësinë e këmbimit të teknikave të punës si dhe vizitat e institucioneve të ndryshme në Tetovë.
“Shpresoj se këtu do ta shkëmbej eksperiencën time jashtë kufijve ku jam ambientuar, është bukur këtu njihesh me shoqëri të re dhe ambient të mirë”, tha Aliche Atanasia, piktore nga Italia.
“Është hera e parë që vij në Maqedoni dhe ajo që më pëlqen në këtë koloni është vendi i izoluar nga përditshmëria dhe është një mundësi e mirë për të pikturuar shumë mirë se në jetën e përditshme”, tha Suzana Arbanas piktore SHBA.
Risi e këtij viti është pjesëmarrja e piktorëve nga SHBA-të dhe Italia.