Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Kriza financiare, mblidhen ministrat e G20

Kriza financiare, mblidhen ministrat e G20

  Publikuar: 23 Shtator 2011, E Premte 18:04:30. E lexuar 242 herė
Kriza financiare, mblidhen ministrat e G20

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Ministrat e Financave dhe Guvernatorėt e Bankave Qendrore tė 20 vendeve mė tė industrializuara tė botės kanė vendosur tė angazhohen dhe punojnė fort nė mėnyrė tė koordinuar pėr tė pėrballuar sfidat e reja tė ekonomisė globale.

Ministrat e G20-ës siguruan se do të ndërmarrin të gjitha nismat e nevojshme për të ruajtur stabilitetin e sistemit bankar dhe të tregjeve financiare.


Ministrat vendosën që ky impenjim të shkojë në shërbim të rritjes ekonomike, e cila sipas tyre do të mbështetet fort siç po mbahet nën mbikëqyrje të rreptë kriza e borxhit evropian.
Pas darkës së ministrave në kuadër të mbledhjes së FMN-së, ministrat e eurozonës po aktualizojnë dhe vënë në zbatim vendimet e marra në 21 korrik.


Në komunikatën e publikuar pas darkës ata premtuan se do të përshtatin aksionet e nevojshme për rritjen e fondit fleksibël që do të shpëtojë vendet e Europës nga rritja e borxhit si dhe për rritjen e ndikimit të fondit në menaxhimin e rritjes deri në mbledhjen e ardhshme të FMN-së, që do të mbahet në mes të tetorit në Paris.
Kriza financiare në Europë e parë në spektrin e krizës së rëndë greke dhe një recesioni të ri kanë bërë që bursat të mbyllen në pikiatë në orët e fundit.


Bursa e Dow Jones arkivoi në dy ditët e fundit rezultatet më të këqija që prej vitit 2008.
Sipas ministrave të G20-ës lajtmotiv i takimit ishin luhatjet e forta në tregjet evropiane. Bankat Qendrore Europiane do të garantojnë furnizimin me likuiditet të bankave, ndërsa politikat financiare do të ruajnë stabilitetin e çmimeve duke mbështetur rritjen ekonomike të vendeve të eurozonës.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com