Njė grup arkeologėsh tė njė ekspedite shqiptaro-polake, zbuluan dje, teksa gėrmonin nė territorin e Parkut Arkeologjik pranė Kalasė “Rozafa” nė Shkodėr, gjurmė me mbishkrime, qė mendohet se i pėrkasin shekullit tė parė para Krishtit, dy mijė vjet mė parė.
Drejtori i Parkut Arkeologjik të Shkodrës, Nikolin Shati, u shpreh sot për mediat se “objekti në fjalë, i gjetur në oborrin e dytë të kalasë së lashtë “Rozafa”, pranë njërit prej ujëmbledhësit të saj, është konstatuar një vit më parë nga punonjësit e këtij parku, ndërkohë që nxjerrja në dritë e këtij zbulimi u bë i mundur nga ekspedita e arkeologëve të huaj dhe atyre shqiptarë”.
Nga studimi që iu bë dokumentit në fjalë nga ana e specialistëve të Parkut Arkeologjik, si dhe atyre të ekspedites shqiptaro-polake, Shati thotë se pretendohet të jetë një tip akti juridik i kolonizimit romak të Shkodrës dhe rënies së Perandorisë Ilire të periudhës së Augustit, që i përket rënies së mbretëreshes Teuta.
Këto dëshifrime, që janë të shkruara në një pllakë guri të ujëmbledhësit të kalasë, sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik në qytetin verior, do të verifikohen dhe studiohen më saktësisht nga Instituti i specializuar i Arkeologjisë në Francë.
Për drejtorin e këtij institucioni, “ky është dokumenti i parë i kësaj periudhe, pasi më përpara nuk ka dokument tjetër që verteton periudhën e shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të parë pas Krishtit dhe në këtë rast është një sinjal shumë i mirë për gërmimet arkeologjike në zonën e Shkodrës, çka tregon se në vijim të punimeve dhe gërmimeve të arkeologëve shqiptarë dhe të huaj, pritet të dalin në dritë vlera të konsiderueshme historike të Shkodrës së vjetër antike”.