Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Sėrish bukuria e bregdetit shqiptar nė fokusin e mediave ndėrkombėtare

Sėrish bukuria e bregdetit shqiptar nė fokusin e mediave ndėrkombėtare

  Publikuar: 20 Shtator 2011, e Marte 19:02:44. E lexuar 310 herė
Sėrish bukuria e bregdetit shqiptar nė fokusin e mediave ndėrkombėtare

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

“A place In the Sun”, e cilėson Gjirin e Lalzit “ “Projekti i vitit 2011”

Shqipëria dhe potencialet e saj turistike, janë vënë sërish në qendër të vëmendjes nga media britanike "A Place in the Sun", e cila i ka dedikuar sërish një artikull atyre. Këtë herë, bëhet fjalë për resortin në Gjirin e Lalzit, i cili është konsideruar si "Projekti i viti 2011".

Gazeta në fjalë përmend faktin, se ky projekt turistik, ka një angazhim të fortë për mjedisin duke përdorur materiale natyrore të riciklueshme në ndërtimin e tij si dhe duke përdorur dhe gurë lokalë në të gjithë realizimin e tij turistik për të siguruar perspektivën që është në përputhje me projektimin. Ky është provuar sipas "A Place in the Sun" se është jashtëzakonisht popullor, duke pohuar se tashmë janë blerë 60% e apartamenteve që janë lëshuar në shitje.

"Popullariteti turistik njeh një rritje të tij në Shqipëri, si një i tërë. Një raport i kohëve të fundit i lëshuar nga aeroporti i Rinasit, zbuloi se numri i pasagjerëve u rrit me 23% në gjysmën e parë të vitit 2011. Aeroporti theu një rekord me 793.984 pasagjerë në mes të janarit dhe qershorit 2011. Për shkak të bashkimit të mundshëm të tij me Bashkimin Evropian në vitin 2014, vendi është duke u shpallur si një bum investimesh", citon kjo media britanike.

Duke cituar të pranishmit në zonën turistike të lartpërmendur, artikull-shkruesi vijon me fjalët se ekonomia e qëndrueshme turistike shqiptare, tani është duke filluar të rritet me shpejtësi.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com