Debat nė Komisionin e Financave nė Parlamentin e Maqedonisė nė lidhje me propozimin e Qeverisė pėr shpėrndarjen e mjeteve buxhetore. PDSH dhe RDK kanė kundėrshtuar ashpėr shpėrndarjen e mjeteve buxhetore pasi qė sipas tyre, “qeveria po bėn diskriminim nė baza etnike”, njofton Zhurnal.
Zijadin Sela nga rradhët e PDSH-së ka kundërshtuar propozimet e fundit të qeverisë, sipas të cilave mjete buxhetore u shkurtohen kryesisht ministrive me të cilat udhëheqin shqiptarët.
Sipas Selës, Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit i shkurtohen rreth 2 milionë euro , mjete këto të dedikuara për punësime të reja. Ai theksoi se k shkrutim dotë thotë 3 mijë punësime më pak. Me fjalë tjera rrezikohet ndërpritja e punësimeve të bashkësive etnike në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.
Por, mjete nga buxheti nuk i shkurtohen vetëm Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit. Të njëjtin fat do të përjetojë edhe Sekretariati për çështje evropiane, institucione këto të udhëhequra nga shqiptarë.
“Me shpërndarjen e këtyre mjeteve ministrisë së Ekonomisë i merren 3 milionë denarë , asaj të Ambientit dhe planifikimit hapësinorë 348 milionë denarë, pushtetit lokal 54 milionë denarë Ministrisë së Mbrojtjes 2 milionë denarë, Sekretariatit për implementimin e MO-së, 120 milionë denarë”, ka thënë deputeti PDSH-së, Zijadin Sela.
Ndërkohë ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nga BDI. Zv/kryeministri Musa Xhaferi ka deklaruar për “Zhurnal plus” se nuk bëhet fjalë për shkurtime por për alokim të mjeteve. Sipas tij, të punësuarit që transferohen nga Sekretariati në institucionet përkatëse shkojnë bashkë me rrogat, kështuqë nuk ka shkurtimet e denoncuara nga PDSH, nuk japin efektin që pretendojnlë nga kjo parti.