Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Butrinti rrezikon tė humbasė autenticitetin

Butrinti rrezikon tė humbasė autenticitetin

  Publikuar: 13 Shtator 2011, e Marte 17:21:38. E lexuar 242 herė
Butrinti rrezikon tė humbasė autenticitetin

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kur nė fund tė vitit tė kaluar institucionet shqiptare janė deklaruar pėr njė raport tė UNESCO-s pėr Butrintin, ata kishin thėnė se nuk ėshtė edhe aq keq. Megjithatė nė raportin 25 faqesh i cili ėshtė zbuluar tek tani, ka mjaft kritika dhe sugjerime pėr autoritetet shqiptare tė trashėgimisė.

Raporti bazohet në inspektimin e rrugës drejt Butrintit, menaxhimin e parkut, bashkëveprimin me autoritetet lokale dhe masat për ndërtimet pa leje në Ksamil, rekomandime që kishin ardhur më parë nga raporti i vitit 2007.

Raporti është shkruar nga Sinisha Sheshun, nga zyra e UNESCO-s në Venecia dhe Giora Solar nga ICOMOS-i, të shoqëruar nga Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve, Roland Olli, drejtor i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, dhe drejtori i zyrës së administrimit dhe koordinimit të Butrintit, Rajmond Kola.

Në raportin e botuar të hënën nga mediat shqiptare, ata shprehin shqetësimet për zgjerimin e rrugës, cenimin e integritetit të parkut dhe problemet e mëdha në menaxhimin e tij. Ndonëse aktualisht rruga e zgjeruar që të çon në Butrint ka përfunduar, duket se një pjesë e madhe e rekomandimeve të bëra nga dy specialistët, nuk janë marrë parasysh.

“Për më tepër, ndërtimi i rrugës ashtu siç parashikohet në projekt, me një gjerësi prej 8.0 metra në hyrje të Parkut Kombëtar të Butrintit, nëse nuk ndryshon, përbën një kërcënim serioz si për integritetin ashtu edhe për autenticitetin e trashëgimisë botërore”, thuhet në raport.

Në kapitullin e pestë, në të cilin përfshihen sugjerimet dhe rekomandimet, thuhet se “zgjerimi i rrugës duhet ndaluar dhe nuk duhet të kryhet asnjë veprim i tillë nga distanca 100 metra nga parkimi i ri i autobusëve”. Nga ana tjetër, raporti ka shumë kritika për sa i përket menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit.

“Në përgjithësi, vlerat e parkut janë ruajtur, por duhet të merren masa urgjente në planin e ri të menaxhimit për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të kësaj trashëgimie botërore, integritetit dhe autenticitetit”, theksohet në raport.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com