Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Redgrave: Ndihem shumė e afėrt me popullin e Kosovės

Redgrave: Ndihem shumė e afėrt me popullin e Kosovės

  Publikuar: 13 Shtator 2011, e Marte 17:20:36. E lexuar 252 herė
Redgrave: Ndihem shumė e afėrt me popullin e Kosovės

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Shtatė dekada mė parė aktori Laurence Olivier, jashtė skenarit, shfrytėzoi skenėn pėr tė lajmėruar botėn se kishte lindur njė aktore e madhe. E shtuna e 30 janarit tė vitit 1937, Michael Redgrave do ta gjente nė skenėn e teatrit londinez “Old Vic”, nė dyluftim kundėr Hamletit (qė luhej nga Olivier). Dikush ishte pėrkujdesur t’ia kumtonte lajmin se i kishte lindur vajzė.

Michael Redgrave do të krenohej gjithë jetën me këtë rrëfim. Aq më tepër kur e bija e tij, aktorja e madhe Vanessa Redgrave do të vërtetonte parashikimin e Olivierit.E lindur në një familje me traditë aktorësh, Vanessa Redgrave ka vulosur epitetin e aktores më të madhe të kohës sonë. Emri i saj u mishërua me skenën dhe ekranin e madh, derisa misioni i saj kapërceu kufijtë e artit. E adhuruar, por edhe e urryer në të njëjtën kohë, Redgrave për më shumë se gjysmëshekulli nuk iu nda angazhimit në jetën politike. Udhëtimi i gjatë i jetës së saj është dëshmi e triumfit të një gruaje të guximshme, e cila nuk ngurroi të ngrinte zërin kundër padrejtësive të botës e kohës që fati kishte ndarë për të. Rrëfimin e mahnitshëm të një periudhe të jetës së saj, fituesja e çmimit “Oscar” e dokumentoi në “Autobiografia”. Botimet KOHA së fundi librin autobiografik të Redgrave e ka sjellë në shqip. Për Kosovën ajo është një mike e kohërave të vështira. I përkthyer nga Flaka Surroi, libri “Autobiografia” në mbi treqind faqe, pasqyron fragmentet vendimtare e më domethënëse në jetën e aktores që sfidoi ashpërsinë e jetës dhe përfitoi zemrat e njerëzve në gjithë botën, me angazhimin e saj si ambasadore e vullnetit të mirë.

Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, Redgrave nuk ka folur për librin, por ka kthyer makinën e memories për t’iu drejtuar lexuesit kosovar me rrëfime nga koha që e lidhi aq ngushtë me popullin e Kosovës.



Mst: “Do të doja të kisha mundësi të kthehesha në Kosovë që tani”



Redgrave (74) ende vazhdon të jetë në shënjestër të regjisorëve. Angazhimet e mëdha në punë nuk i lënë hapësirë të madhe për gjëra të tjera. Për shkak të angazhimeve në teatër, film dhe familje, Redgrave nuk gjeti kohë që të shkruante një kapitull për botimin në shqip, të cilin do t’ua përkushtonte miqve të saj në Kosovë. Por ajo nuk ka hezituar të ndajë kohë për të shpjeguar afërsinë e saj me popullin, të cilit i qëndroi afër kur e pati të vështirë, por edhe atëherë kur iu gëzua kthimit në shtëpi, pas një lufte të tmerrshme.

Duke thënë se është në përgatitje për një shfaqje të re në Londër, Redgrave përmes “Kohës Ditore” u është drejtuar lexuesve kosovarë te “Autobiografia”.

“I kam shkruar këto fjalë, të dashur lexues, sikurse thotë libri i vjetër, në shenjë besnikërie për shumë miq në Kosovë dhe në kujtim të dashur për ata që nuk janë më”, ka thënë ajo.

Përmes shpalosjes së kujtimeve, Redgrave është kthyer prapa në kohë për të kujtuar rrugëtimin e saj drejt Kosovës.

““Do të doja të kisha mundësi të kthehesha në Kosovë që tani. Po, ndihem shumë e afërt me miqtë e mi atje. Rrugëtimi im personal filloi para shumë kohësh”, nis rrëfimin Redgrave.

Ajo kujton se diku nga viti 1997, kishte provuar disa herë të merrte vizë nga Ambasada jugosllave-serbe në Londër.

“Më në fund e mora një vizë të papritur. Isha aktiviste për të drejtat e njeriut në Zagreb, i cili po mbronte zgjedhjet për një vajzë myslimane si ‘Miss Kroacia’. Fluturova direkt në Maqedoni, u bashkova me disa miq atje dhe pastaj njëri nga shokët më dërgoi deri në kufirin e Kosovës dhe pastaj në Prishtinë. Kjo ndodhi në fund të vitit 1998 besoj, ose ndoshta në fillim të vitit 1999”, kujton Redgrave.

Vera e vitit 1998, Redgraves i sjell kujtimin për koncertin që realizoi në katedralen e hyjnorit “Shën Gjoni” në Kosovë, me shoqatën “Nënë Tereza”.

“Shumë këngëtarë e aktorë amerikanë morën pjesë në këtë ngjarje. Dikush më dha një kasetë të vjetër (sa e vjetër më duket tani) të këngëtares së mirënjohur kosovare Nexhmije Pagarusha. E kam lëshuar njërën nga këngët e saj në fillim të koncertit. Zëri i saj buçiti në katedrale”, kujton Redgrave, duke shtuar se atëkohë ka qenë e pamundur t’i bindësh televizionet dhe mediet e shkruara në Amerikë për ta popullarizuar situatën në Kosovë, pasi që ishin të obsesionuar me storiet skandaloze për presidentin Clinton.

Zëri i bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha dhe shoqata “Nënë Tereza” për Redgraven nënkuptojnë zanafillën e lindjes së ndjenjave e mendimeve të thella për Kosovën.

“Në vitin 1993, kam takuar në Sarajevë disa zjarrfikës amerikanë, të cilët ishin financuar për të ardhur në Sarajevë nga ‘International Rescue Committee’. E kam kontaktuar këtë organizatë joqeveritare në New York dhe pastaj kam takuar “Womens Commission”, të cilët kanë publikuar një raport të detajuar për situatën në Kosovë nën regjimin e Milosheviqit. Ky raport ka folur edhe për punën e frytshme të shoqatës ‘Nënë Tereza’ në Kosovë”, kujton Redgrave.



  Miqësia që e bëri të kthehet në Kosovë



Udhëtimin e saj në Kosovën e vitit 1998, Redgrave do ta mbajë mend përjetësisht edhe për një tjetër arsye.

“Kam qëndruar te një mik imi në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe kam shkuar në zyrën e UNICEF-it. Atje kam takuar Flaka Surroin. Flaka është arsyeja pse jam kthyer në Kosovë disa herë”, ka thënë ajo.

Redgrave kujton se kishte kaluar orë të tëra me Surroin, e cila u bë udhërrëfyese në udhëtimin e saj nëpër Kosovë për të parë shkatërrimin e fshatrave e të shtëpive.

“Kemi kaluar orë të tëra së bashku, derisa më ka vozitur për të parë jo vetëm shkatërrimin e fshatrave dhe shtëpive nga tanket e militarët serbë, por edhe për t’u ulur e biseduar me disa gra dhe fëmijët e tyre, burrat e të cilave janë vrarë brutalisht para grave të tyre”, ka thënë Redgrave, e cila atëkohë kishte intervistuar avokatë për të drejtat e njeriut dhe fotografitë që dokumentonin krimin serb ua kishte dërguar avokatëve të “American Human Right” në New York.

E shoqëruar nga një gazetar i “Kohës Ditore”, Redgrave kishte vizituar edhe Pejën, nga e cila vizitë kujton se kishte takuar familjen e një historiani dhe prej aty kishte mësuar historinë 15-vjeçare të popullit të Kosovës.

Lindja e miqësisë që Redgraven e bëri të kthehej disa herë në Kosovë përshkruhet në pasthënien e versionit shqip të librit “Autobiografia”.

Përkthyesja e librit, Flaka Surroi, drejtoresha e KOHA Group, takimin me Redgraven - të cilën që në moshë të re e kishte adhuruar nga ekrani, por nuk e kishte ëndërruar se do ta takonte ndonjëherë - e ka përshkruar në një shkrim të botuar në “Koha Ditore” më 21 mars të vitit 2009. Shkrimi i botuar pasi Redgrave humbi vajzën e saj, aktoren Natasha Richardson, në një aksident – është ribotuar si pasthënie e “Autobiografia”.

Vanessa, shkruan Surroi, u dëshmua të ishte mikja jonë e sinqertë dhe e dashur atëherë kur e patëm vështirë e edhe atëherë kur iu gëzuam kthimit në shtëpi.

 “Tash është Vanessa ajo që ka nevojë për miqësinë dhe dashurinë tonë. Humbja tragjike e së bijës, Natashës, do të jetë mbase goditja më e rëndë që do të ketë përjetuar në jetë. Është një humbje që nuk mund t’ia zëvendësojë askush dhe asnjë gjë. Por mbase do të jetë një ngushëllim i vogël të dijë se edhe në këtë anë të planetit ka miq, të cilët ndajnë dhimbjen me të, ani që nuk mund t’i jenë pranë”, shkruan Surroi, derisa aktores me nam ia kishte dhënë edhe një porosi.

“Mbahu Vanessa, sepse ti ke ende për t’i dhënë kësaj bote”.



Kthimi i Redgraves në Kosovën e çliruar



Pas dëbimeve të dhunshme nga trupat serbe të mijëra kosovarëve, bashkë me organizatat joqeveritare, përfshirë edhe UNICEF-in, Redgrave kishte fluturuar drejt Maqedonisë.

“Fluturova për në Shkup dhe atje përsëri e takova Flakën dhe disa miq aktorë e muzikantë, të gjithë refugjatë. Miqtë e mi qëndronin me miqtë shqiptarë, të cilët kishin shtëpitë e tyre brenda dhe jashtë Shkupit. Unë dhe disa aktorë e muzikantë kemi realizuar një koncert për fëmijët në një kamp të ri të refugjatëve. UNHCR-i na siguroi një kamion”, kujton Redgrave, derisa shton se në mesin e atyre që kishte takuar atëkohë ishte edhe Nexhmije Pagarusha.

Veç organizimit të koncertit, ajo që ka lënë gjurmë në kujtesën e Redgraves nga ajo kohë është edhe takimi me një burrë 105-vjeçar, i cili kishte kaluar kufirin nga Kosova në Maqedoni, duke u bartur në supe nga dy djemtë e tij.

“Kam kaluar natën në tendën e familjes së tij në kamp. Atë natë e dëgjova rrëfimin e tij dhe rrëfime të tjera. Ai kishte përjetuar të dy luftërat në Ballkan, për të cilat gazetari amerikan John Reed ka shkruar në fillim të viteve ‘90. Ai ka mbijetuar Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Tani kishte mbijetuar edhe një tjetër luftë. Ai ka vdekur disa javë më vonë në tendën e Kryqit të Kuq Norvegjez”, ka thënë ajo.

Pas luftës mikja e popullit kosovar do të gjente kohë që të vizitonte miqtë e saj pas përfundimit të një ankthi të madh. Veç kësaj, atëkohë, ajo kishte organizuar edhe një festival treditor.

“U ktheva në Prishtinë pas çlirimit dhe kthimit të miqve të mi e refugjatëve të tjerë të Kosovës. Një ankth i madh nate kishte përfunduar dhe shumë nuk kishin mbijetuar. U takova përsëri me Nexhmien, kësaj radhe në spital. Atëkohë me miqtë e mi aktorë e muzikantë organizove një festival treditor për të siguruar fonde dhe për të festuar kthimin e çlirimit”, përfundon rrëfimin Redgrave.

Për herë të fundit Redgrave do të vizitonte Kosovën në vitin 2009, si mysafire nderi dhe kryetare jurie në edicionin e parë të festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, “PriFilmFest”.

Megjithëse ishte hamendur para se të pranonte ftesën për vizitën në Kosovë, për shkak të vdekjes së vajzës së saj Natasha Richardson më 18 mars të atij viti, Redgrave kishte shprehur kënaqësinë për vizitën e saj.

“Po ndihem shumë mirë që edhe kësaj radhe arrita të mbaj premtimin e të vij në Kosovë, sepse për mua kësaj radhe në të vërtetë ka pasur vështirësi në mbajtje të premtimit”, kishte thënë Redgrave.



  Rrëfimet e Redgraves në “Autobiografia”



Me rrugën që kishte zgjedhur, ajo nuk do të mund të jetonte një jetë të zakonshme. Rrëfimi jetësor i saj është i veçantë, ashtu siç është vetë Redgrave. Një pjesë të udhëtimit mes sfidave e suksesit ajo e ka përthekuar në tridhjetë kapituj.

E adhuruar për punën në teatër e film, Redgrave, një pjesë të librit autobiografik ia ka dedikuar aktrimit. Por në “Autobiografia” ajo jep shumë më shumë. Një rrëfim në veten e parë i thurur me mjaft mjeshtëri, Redgrave i jep lexuesit një pasqyrë të plotë për jetën e saj, duke i dhënë hapësirë të gjurmojë thellë në karakterin e saj. Ajo përshkruan në detaje përjetimet më domethënëse në karrierë e përditshmëri. Duke nisur me kujtimet e fëmijërisë, Redgrave kapërcen nëpër adoleshencë, pa hezituar të ndajë me lexuesin simpatinë e saj të parë. Ethet e paraqitjes së parë në skenë, sukseset në teatër e film, angazhimi në luftën kundër fashizmit, janë ato që “përplasen” mes rreshtave të librit.

Krahas një gruaje të guximshme, Redgrave përmes autobiografisë zbulon edhe anën më të brishtë të saj, kur u është dorëzuar ndjenjave e ka pranuar të ndajë jetën me regjisorin Tony Richardson, e më vonë edhe me aktorin Franco Nero, të cilin e takoi derisa po xhironte filmin “Camelot”.

“Jam krenare për burrat që dashurova”, shkruan ajo në njërin nga kapitujt e autobiografisë.

Në “Autobiografia” Vanessa ndan me lexuesin edhe momentin më të rëndësishëm në jetën e saj, kur përjetoi dhimbjet e lindjes së fëmijës së parë, Natasha Richardson, e cila më vonë do të ndiqte hapat e saj në aktrim.

Rrëfimi është i mbushur me emra shfaqjesh e filmash që përbëjnë bagazhin e pasur të karrierës së saj kinematografike. Pjesë e “Autobiografisë” është edhe fjalimi i saj i jashtëzakonshëm, në ceremoninë kur u vulos talenti i saj. Derisa nga John Travolta pranoi çmimin prestigjioz “Oscar” për rolin në filmin “Julia”, Redgrave do të fitonte admirimin e pakufi të njerëzve që e përcollën përtej ekranit. Ajo mahniti botën duke neglizhuar falënderimet e zakonshme që audienca ishte mësuar t’i dëgjonte nga ata që ngjiten në skenën e ceremonisë prestigjioze të Academy Award, për të dhënë një mesazh të fuqishëm.

“Kolegë të nderuar, ju faleminderit shumë për këtë nderim të punës sime. Mendoj se Jane Fonda dhe unë kemi bërë punë të mirë në jetë: mendoj se me këtë duhet falënderuar pjesërisht regjisorin Fred Zinnemann dhe pjesërisht bindjen tonë se po e besonim atë që po shprehnim – dy gra në mesin e milionave që dhanë jetën dhe ishin të gatshme për t’u sakrifikuar të gjitha në luftë kundër fashizmit dhe Gjermanisë naziste dhe raciste. Ju përshëndes dhe ju shpreh respektin tim duke besuar se duhet të krenohemi”, ishin fjalët me të cilat iu drejtua audiencës në njërin prej momenteve vendimtare të karrierës së saj.

Ndërkohë në kapitujt e fundit të “Autobiografisë” Redgrave përshkruan edhe momentin kur jeta i bëri befasi të bukur duke ia dhuruar mbesën e parë.

Megjithatë ajo ka përzgjedhur të përmbyllë librin autobiografik duke përshkruar rrugëtimin e saj në Sarajevë, në kohën e luftës mes Serbisë e Kroacisë.
 



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com