Bankierėt Qendrorė tė 10 vendeve mė tė zhvilluara takohen pėr ekonominė
“Nuk do të ketë një tjetër recesion për ekonominë, megjithatë do të ketë një ngadalësim të ritmeve të rritjes”.
Ka qenë ky konkluzioni i dalë nga takimi i guvernatorëve të G10-ës.
Bankierët Qendrore të 10 vendeve më të zhvilluara, janë shprehur optimistë mbi aftësinë e Bankës Qëndrore Europiane për furnizimin me likuiditet të pakufizuar, në rast se do të jetë e nevojshme.
Guvernatorët e 10 vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë theksojnë se nuk do të ketë një tjetër recesion.
Bankierët qendrorë të kësaj organizate ndërkombëtare flasin për një ngadalësim të ekonomisë botërore.
Në analizën e tyre ata parashikojnë një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike por nuk shohin një recesion.
Kështu ka deklaruar Presidenti i bashkimit mbi ekonominë globale dhe numri një i BQE, Jean Claude Trichet, në konferencën për shtyp përpara gazetarëve, në fund të takimit të organizuar nga banka për rregullat ndërkombëtare në Bazel.
“Vërejmë një ngadalësim të ekonomisë botërore dhe natyrisht të gjithë ne përfshijmë në analizën tonë një element të tillë, pasi dinamika globale është e rëndësishme për të gjithë ne. nuk parashikojmë një dështim të rip or një ngadalësim kundrejt parashikimeve të fundit.
Megjithatë mendojmë ndër të tjera se rreziqet janë shtuar sërish. Të bashkuara në luftën ndaj inflacionit dhe deflacionit, bankat qendrore të 10 vendeve më të zhvilluara, qëndrojnë të gatshme për të furnizuar me likuiditetin e nevojshëm sistemin bankar.”
Mbledhja e bankierëve të G10-ës siguroi se banka qendrore i ka të gjitha kapacitetet për të dhënë likuiditet në mënyrë të pakufizuar dhe me një normë fikse, një karakteristike kjo shumë e rëndësishme e masave të ndërmarra nga institute qendror.
Megjithatë gatishmëria mbetet e lartë mbi zhvillimin e situatës.
Në takimin e Bazelit të guvernatorëve të G10, mbi ekonominë botërore, i është dhënë ok-i politikës monetare të Zvicrës.
Ndërsa mbi krizën greke të 10 bankierët qendrorë në Bazel kanë kërkuar që Athina të respektojë të gjitha angazhimet e marra për shëndoshjen e llogarive publike dhe reformave në ekonomi.