Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Filmi Falja e gjakut, premierė nė Tiranė

Filmi Falja e gjakut, premierė nė Tiranė

  Publikuar: 09 Shtator 2011, E Premte 17:06:11. E lexuar 258 herė
Filmi Falja e gjakut, premierė nė Tiranė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Filmi “Falja e gjakut”, pasi ėshtė shfaqur nė disa festivale ndėrkombėtare dhe ka fituar disa ēmime, kthehet nė Shqipėri, premiera e tė cilit do tė jepet mė 17 shtator.

Historia e një familjeje shqiptare, e realizuar nga regjisori amerikan Joshua Martson, do të shfaqet në Kinema “Millennium” në kryeqytet. 

Trajleri ka filluar të shfaqet, ndërkohë që edhe posterat e premierës janë afishuar. Filmi do të vijë për publikun shqiptar edhe pse institucionet lokale nuk e kanë mbështetur shfaqjen e tij në ekranet e kinemave në vend. 

“Falja e gjakut” trajton historinë e një vrasjeje pas grindjes për një tokë dhe që çon në ngujimin e një familjeje. Ky zakon i vjetër që e detyron Nikun 17 vjeçar të ngujohet në shtëpi bashkë me meshkujt e tjerë të familjes, papritur ia përmbys të ardhmen atij. 

Ndërkohë që përgjegjësitë e motrës së tij, Rudinës, rriten çdo ditë e më shumë për shkak të punës që tashmë i duhet të bëjë, Nikut gradualisht brenga për ëndrrat e tij të ndërprera fillon t’i shndërrohet në zemërim e më pas në rebelim, teksa ditë pas dite ai thur një plan për t’i dhënë fund gjendjes se ngujimit të tij. 

Filmi është xhiruar në Shkodër dhe në të interpretojnë aktorët nga Kosova: Ilire Vinca-Çelaj, Çun Lajqi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj, etj.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com