Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Facebook nė gjueti pėr lėshimet

Facebook nė gjueti pėr lėshimet

  Publikuar: 06 Shtator 2011, e Marte 17:16:38. E lexuar 249 herė
Facebook nė gjueti pėr lėshimet

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Bug Bounty ėshtė program i menduar pėr tė zbuluar lėshimet e sigurisė e para se ato t’i zbulojnė hackerėt dhe t’i shfrytėzojnė pėr sulme nė Facebook.

Gjetësit e lëshimeve në faqe munde të fitojnë të paktën 500 dollarë për raste individuale, por kjo kompani paguar edhe më shumë nëse bëhet fjalë për ndonjë lëshim më të madh. Ky program ka nxitur shfrytëzuesit anembanë botës që të marrin pjesë në rritjen e sigurisë në Facebook.

Një person për lëshimin e zbuluar, i cili është vlerësuar si serioz, ka marrë 5000 dollarë, ndërsa shpërblimi më i madh individual prej 7000 dollarësh i është paguar shfrytëzuesit i cili ka zbuluar gjashtë gabime individuale.

Siç thonë në Facebook: “Ne vetë po punojmë për këtë dhe po bashkëpunojmë me një numër të madh të ekspertëve të sigurisë, por përmes këtij programi kemi krijuar një bashkëpunim me një rreth njerëzish të rinj anembanë botës, prej Turqisë e deri tek Polonia, të cilët brengosen për sigurinë në Internet”.

Një mënyrë e tillë e zbulimit të problemeve ka edhe anën e vet të errët – shumë njerëz rastësisht ose me qëllim i raportojnë gabimet të cilat në fakt nuk ekzistojnë, dhe të cilat përkrahja teknike e Facebook gjithsesi duhet t’i vërtetojë dhe kontrollojë.

Shpërblimi për gabimet e gjetura nuk është risi, sepse tashmë disa vite Google dhe Mozilla kanë programe të ngjashme përmes të cilave paguajnë shfrytëzuesit e avancuar për t’i nxitur që të gjejnë dhe raportojnë gabime në aplikacionet dhe serverët e tyre.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com