Gjatė njė vizitė nė qendrėn shėndetėsore numėr 2 nė kryeqytet, ministri i shėndetėsisė Petrit Vasili iu pėrgjigj sulmeve qė janė bėrė kundrejt tij dhe institucionit qė ai drejton.
Dyshimeve që hidheshin mbi abuzimet dhe shkeljet e tenderave, Vasili iu përgjigj se tërheqja e Bankës Botërore nga investimi ka të bëjë vetëm me faktin se BB nuk ka pranuar që tenderin ta marrë një kompani me çmim të ulët. Investimi që pritej të bëhej nga Banka Botërore kapte vlerën e 1.1 milionë dollarëve vënë në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë për të blerë pajisje spitalore.
Ndërkohë, Vasili tha se BB insistoi për të zgjedhur një kompani tjetër të propozuar prej tyre dhe që kërkonte një çmim më të lartë. I gjithë ky dështim në investime nuk lidhet vetëm me shkeljet e rënda të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Bankës Botërore, Komisioni i Vlerësimit i ngritur nga MSH refuzoi disa oferta pavarësisht se kompanitë ishin teknikisht të afta dhe të famshme.