Ky event i rėndėsishėm vjen nėn drejtimin e aktorit tė njohur Timo Flloko
Në arenën e Amfiteatrit të Durrësit është çelur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar Veror i Filmit Durrës 2011.
Ky event i rëndësishëm vjen nën drejtimin e aktorit të njohur Timo Flloko.
Në këtë natë të parë prej tij, u prezantuan figura të shquara të kinematografisë botërore të cilat do të jenë pjesë e këtij eventi.
Ndër ta, aktorja e njohur italiane, Claudia Cardinale, producentë dhe aktore të tjerë të njohur ndërsa pritet që i ftuar special në këtë edicioni të katërt të jetë regjisori amerikan, Francis Ford Coppola.
Gjatë ceremonisë së hapjes, u nderua me "Çmimin e Karrierës" pas vdekjes, nje nga figuart e artit shqiptar, aktori i mirënjohur,Vangjush Furrxhi.
Kthyer tashmë në një traditë në çeljen e natës së parë të këtij festivali, ishin të pranishëm personalitete të artit skenik, kulturës, përfaqësues të zgjedhur të pushtetit vendor e qendror të trupit diplomatik, ministri i Kulturës Aldo Bumçi.