Ministria pėr Zhvillim Ekonomik ka parakualifikuar tri konsorciume, tė cilat do tė jenė pjesė e garės pėr kėshilltarė tė transaksionit nė projektin e ndėrtimit tė termocentralit “Kosova e Re”, shkruan sot e pėrditshmja Koha Ditore. Tri konsorciume tė kryesuara nga kompanitė, “Ernst & Young” nga Polonia, “Pricewaterhouse Coopers” nga Anglia, si dhe “Raiffeisen Investment” nga Austria, do tė jenė pjesė e garės pėr tė lidhur kontratė me Qeverinė e Kosovės.
Qeveria e Kosovës është detyruar të angazhojë këshilltarin e ri të transaksionit pas skadimit të kontratave të kompanive që kishin kryer këtë punë deri më tash. Zvarritjet në këtë projekt kanë ndodhur për shkak të ridizajnimit të tij, i cili ka pësuar ndryshime nga 2 mijë e 100 megavat sa ishte në fillim të procesit në 300 plus 300, në propozimet e fundit të konsulentëve ndërkombëtarë. Menaxheri i këtij projekti, Lorik Haxhiu, ka qenë i pakontaktueshëm gjatë së shtunës për të sqaruar kriteret e përzgjedhjes për këshilltarin e ri të transaksionit, si dhe për shumën që do të paguajnë kontraktuesit e Qeverisë për këtë çështje. Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, sipas linjave buxhetore, i ka të ndara 700 mijë euro për shërbime konsulente për të cilat nuk specifikohet se për cilin projekt do të shpenzohen. Kontratën me ndërtuesin e termocentralit Qeveria e Kosovës planifikon ta lidhë brenda vitit 2012, që është dy vjet më vonë sesa që ka planifikuar përmes strategjisë për zhvillim energjetik.
“Synimi i detyrës është që konsulenti të ndihmojë autoritetin kontraktues për të arritur, jo më vonë sesa 31 dhjetor 2012, përmbylljen financiare të transaksionit të termocentralit “Kosova e Re” me një investitor nga sektori privat të zgjedhur në mënyrë konkurruese, si dhe bartjen efektive të aseteve tek ai investitor, në përputhje me marrëveshjet që do të ekzekutohen nga ai investitor“, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.