Edicioni i katėrt i Festivalit tė Filmit Veror nė Durrės ngre sot siparin e edicionit tė katėrt. Ceremonia e hapjes do tė mbahet nė orėn 20:30, nė amfiteatrin romak.
Gjithë të ftuarit do të kalojnë në tapetin e kuq, të shtruar me këtë rast, ndërsa festa e filmit do të hapet me një këngë popullore, nën interpretimin e të mirënjohurit Qemal Kërtusha. Prezantuesi i këtij eventi do të jetë aktori Timo Flloko, ndërkohë që prej disa javësh është lajmëruar i ftuari i nderit, regjisori Francis Ford Coppola, aktorja Claudia Cardinale dhe aktori Grabriel Garko, përfshirë shumë figura të tjera të njohura të kinemasë. Drejtoresha e festivalit, Anila Varfi do të mbajë përshëndetjen e rastit, ndërsa regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj do të dorëzojë Çmimin e Karrierës në mungesë për “Artistin e Popullit”, Vangjush Furxhi, çmim që do ta marrin të afërmit e tij. Nata e parë e festivalit do të hapet me filmin “MJALTË / HONEY”, nga Semih Kaplanouglu, fitues i “Ariut të Artë” në Berlinalen e vitit 2010. Gjatë festivalit do të prezantohet një koleksion i veprave më të mira të kinemasë turke në tre vitet e fundit, zgjedhje që i është besuar programueses dhe kritikes Alin Tasciyan. President Nderi i edicionit të 4-t është regjisori Dhimitër Anagnosti. “Ky edicion i katërt ka në vëmendje tematikën mbi qytetarin europian në planin social, politik, historik, duke ndarë me ne këndvështrimin e regjisorëve të rinj dhe të vjetër”, - thotë Anila Varfi, drejtoresha e festivalit.