Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Greqi, papunėsia merr pėrmasa tė frikshme

Greqi, papunėsia merr pėrmasa tė frikshme

  Publikuar: 23 Gusht 2011, e Marte 02:08:02. E lexuar 244 herė
Greqi, papunėsia merr pėrmasa tė frikshme

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Papunėsia nė Greqi po merr pėrmasa tė frikshme. Tė papunėt kanė arritur nė 16.6 pėr qind. Ekspertėt parashikojnė njė rritje deri nė fund tė 2012-s deri nė 25 pėr qind. Qeveria pritet tė nisė program pėr tė papunėt.

Vera që ka “tërhequr” njerëzit nëpër plazhe dhe ka lënë të “qeta” sheshet e protestave në qendër të Athinës sikur kërkon të fshehë problemin e madh të papunësisë që e sjellin ndërmend ndërkohë “gërmadhat tregtare” të krizës, kyçet në dyqane që shtohen përditë. 33.8 % ose 1 në çdo katër dyqane të rrugës “Stadhiu” është mbyllur, thonë statistikat më të fundit për papunësinë alarmante në të gjitha degët e ekonomisë dhe në gjithë vendin. “Dikur në Selanik dhe në Maqedoninë qendrore ishin të pajtuar në punë rreth 80 000 punonjës. Sot nuk janë më shumë se 10 000”, thotë përfaqësuesi i Qendrës Punëtore të këtij qyteti grek, i dyti për nga numri i popullsisë pas Athinës.

Të papunët, i vetmi “mall” që shtohet

Të papunët janë i vetmi “mall” që shtohet, qofshin ata vendas apo imigrantë, kur buxheti familjar zvogëlohet, konsumi bie dhe tregu përthahet nga mungesa e parasë. “Gjendja është e vështirë. Pa punë jemi. Kam rreth një viti e gjysmë pa punë. Kam dy fëmijë në shkollë. Nuk mund të paguajmë dritat, ujin, qiranë” thotë Ilia Memo pak para se të marrë udhëtimin për në vendlindje, me autobusin e linjës Athinë-Korçë, ku shpreson të “harrojë” për një farë kohe problemet e mbijetesës.

Sipas Zyrës Statistikore Greke, gjatë muajit maj rreth 2.000 punonjës humbnin përditë punën dhe për herë të parë për shtatë muaj me radhë, që nga muaji nëntor, numri i të papunëve ka arritur në rreth 251.846. Papunësia totale arriti në 16.6% nga 12% që ishte të njëjtën periudhë të vitit 2010 dhe numri i të papunëve arriti në 822 719 vetë. Shifër rekord, ashtu si edhe numri i të papunëve brenda vitit arriti në 220 534 vetë, kurse ai i muajit maj të këtij viti në 51 000 vetë.

Papunësi reale në nivelin e viteve ‘60

“Si përqindje shifrat na kthejnë në vitet ‘50, por me të dhënat reale na kthejnë në vitin 1961, ku sipas statistikave të kohës kishim 864 000 të papunë. Por atëherë zgjidhja ishte emigrimi drejt vendeve të Evropës veriore si Gjermania, me të ashtuquajturit “gastarbeiter”, thotë Savas Robolis, drejtori i Institutit të Punës së Konfederatës së Përgjithshme të Punonjësve të Greqisë. Robolis nuk ngurroi të publikojë edhe kësaj radhe shifra më ogurzeza për fundvitin, por edhe vitin e ardhshëm kur edhe vetë qeveritarët pranojnë se “dimri që vjen do të jetë skëterrë” përsa i përket papunësisë.

“Papunësia statistikore, nga 18% që do të arrijë në fund të vitit 2011 do të shtohet edhe 2% akoma. Papunësia reale  në fund të vitit 2012 do të jetë 25% dhe do të arrijë në 1 250 000 vetë”  dhe kjo në kushte “me ritme zhvillimi zero dhe jo negative”, sqaron Robolis.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com