Performanca e shkėlqyer e iPhone dhe iPad ka bėrė qė vlera e Apple tashmė tė krahasohet jo me njė por me 32 banka sė bashku.
Kështu, sipas llogarisë bazuar në vlerën e aksioneve në bursat ndërkombëtare, vlera e kompanisë Apple është e barabartë me vlerën e përbashkët të 32 bankave më të mëdhaja të eurozonës, njofton Portali Albeu.
Sipas të dhënave të Thomson Reuters, vlera e përbashkët e 32 bankave më të mëdha të eurozonës, si banka spanjolle Santander, ajo franceze BNP Paribas, Deutsche Bank, Unicredit dhe të tjera, sipas shifrave të djeshme, arrin në 340 miliardë dollarë.
Në të njëjtën ditë, vlera e aksioneve të Apple arriti në shumën prej 340 miliardë dollarësh.