Per te katertin vit radhazi ne qytetin e Durresit do te zhvillohet festivali nderkombetar veror i filmit.
Për një javë qyteti bregdetar i Durrësit do të kthehet në qëndër të vëmendjes së festivalit Ndërkombëtar të Filmit, një eveniment i cili shënon edicionin e tij të katërt. Yje të kinemasë hollivudiane, italiane, ballkanike dhe per here të parë ato të kinemasë turke do të shkelin në tapetin e kuq në 27 gusht, datë e cila përkon me ngritjen e siparit të këtij festivali. Edicioni do të promovojë vepra të rëndësishme dhe inovative të kinematografisë moderne botërore duke ja servirur publikut vendas.