Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

IBM shpalos ēipa tė rinj, imitohet truri

IBM shpalos ēipa tė rinj, imitohet truri

  Publikuar: 19 Gusht 2011, E Premte 23:08:09. E lexuar 260 herė
IBM shpalos ēipa tė rinj, imitohet truri

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

IBM ka bėrė tė ditur gjatė ditės sė sotme krijimin e dy ēipave tė rinj eksperimental nė bazė tė hulumtimeve tė saja, tė cilėt ēipa janė strukturuar tė tillė qė tė ngjasojnė mė shumė me trurin e njeriut sesa me ēipin kompjuterik qė njohim sot.

IBM po i quan këta çipa si një hap të “paprecedent” drejt krijimit të kompjuterëve inteligjent dhe po shpreson se eksperimenti i ri do të bëhet blloku ndërtues për zhvillimin e kompjuterikës njohëse.

Në zhvillimin e këtyre çipave të rinj, IBM po shpreson të krijojë teknologji që më për së afërmi emiton sjelljet njerëzore, në një mënyrë të ngjashme me atë sesi mësohet dhe veprohet. Duke pasur parasysh se çipat kanë një lloj aftësie për të qenë në gjendje për të ndërmarrë vendime duke përpunuar sasi të mëdha të të dhënave, Dhamendra Modha një hulumtues pranë IBM thekson se nuk do të shkoj edhe shumë derisa çipat do të jenë në gjendje të zhvillojnë vetveten.

Të dy çipat e rinj që janë zhvilluar nga IBM kanë 256 neurone, njëri ka 262,144 të cilat kompania po i quan sinapsa të programueshme, kurse tjetri ka 65,536 sinapsa “për nxënie”. SInapsat kanë rol të ngjashëm me atë në trurin tonë, që nënkupton lidhjen me neuronet digjitale dhe më pas sa më shumë që të dërgohen sinjale në sinapsë, aq më të fuqishme bëhen ato.

Të shpresojmë se në të ardhmen nuk do të kemi punë me Terminatorin, dhe se do të kemi një montim të lehtë të një butoni për fikje të trurit artificial në rast rreziku...



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com