Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Bursat, e premtja e errėt, ari shėnon rekord tė ri

Bursat, e premtja e errėt, ari shėnon rekord tė ri

  Publikuar: 19 Gusht 2011, E Premte 23:03:10. E lexuar 245 herė
Bursat, e premtja e errėt, ari shėnon rekord tė ri

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Pas uljeve drastike tė djeshme, edhe sot vazhdojnė nė pikiatė bursat europiane. Njė alarm i vėrtetė pėr ekonominė, ku tregjet mė tė mėdha europiane kanė humbur nga 3 deri nė 4%. Shkojne keq edhe merkatot e bursave aziatike. Nė Itali pėr shkak tė rėnies, janė pezulluar disa nga titujt me kryesor, si ato tė Fiat-it dhe tė bankave.

Ndërkohë që ari regjistron rekord të ri në rritje. Paraditen e sotme ari arriti maksimumin e mundshëm me 1.871 dollar/onk, me një rritje prej 2.6%. Ari është rritur me 57.2% në 12 muajt e fundit.

Bursat europiane jane duke rekuperuar në këto momente: Në Paris -1,4%, Frankfurt -2,5%, Milano -1,7% dhe Zyrih -1,6%.

Wall Street e nis keq qe me hapjen e tij, titujt e saj kryesor humbin kuota për shkak të vonesës së rimëkëmbjes financiare.

Parisi, Frankfurti dhe Londra, kanë regjistruar humbje nga 3 deri në 4%, kurse Milano ka kaluar 3% ne humbje.

Dy orë nga hapja e bursave europiane indekset e titujve kryesorë u shënuan: Në Londër -2,11%, Paris -2,74%, Frankfurt -3,63%, Madrid -2,55%, Milano -2,31%, Amsterdam -2,79%, Stokholm -2,61%, Zyrih -2,53%.

Parashikohet, që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) grek të ketë një ulje më të madh se -3.8% që ishte parashikuar, mendohet se ai do të arrijë në -4.5%, pra më shume se parashikimet e mëparshme. Këto janë parashikimet e ministrit të ri të financave grek, Evangelos Venizelos.

Investuesit janë të shqetësuar për faktin se rritja ekonomike botërore po ngadalësohet dhe ekonomitë kryesore mund të përballen sërish me rënie.

Të enjten banka e invetsimeve Morgan Stanley tha se SHBA dhe Europa ishin shumë pranë përballjes me rrezikun e rënies financiare.

Këto rënie të bursave pasojnë ato të një dite më parë në bursën amerikane dhe ato europiane duke kurorëzuar ndërkaq një javë rëniesh në tregjet financiare botërore.

Riçard Hanter, ekspert financiar londinez, tha se rëniet e fundit e çonin uljen e bursës në 16% këtë vit, duke shtuar kështu ndjeshëm nivelin e borxhit. "Po kuptojmë me keqardhje që politikanët ende nuk kanë hartuar plane përfundimtare për përballimin e situatës, gjë e cila do t’i qetësonte investuesit" tha ai.

Paraqitja e euros i ngjan dikujt që rend dhe bie nga shkëmbi vetëm sepse nuk merr mundimin të shohë poshtë tha një tjetër ekspert financiar amerikan. "Duket se ka një mos-koordinim të përpjekjeve për zgjidhjen e kësaj krize financiare”,- shprehen ekspertet.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com