Pas njė sėmundjeje tė shkurtėr, nė moshėn 69 vjeēare, vdiq aktori Ismail Rama. Gjatė karrierės sė tij, Ismajl Rama, realizoi njė sėrė rolesh nė mori shfaqjesh nė skena teatrore nė mbarė hapėsirėn shqiptare dhe mė gjerė.
Një pjesë të karrierës së tij prej aktori profesionist e kaloi në Teatrin e Kombësive të Shkupit.
Krahas roleve në teatër, Ismail Rama, luajti edhe në film. Aktroi edhe në projektet e njohura të “Kosovafilmit” të viteve 80- të, përfshirë edhe filmin ” Njeriu prej dheu”.
Ismajl Rama një periudhë ishte drejtor i Teatrit të Qytetit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt.
Me rastin e vdekjes së këtij artisti, telegram ngushëllimi familjes dhe komunitetit artistik u dërgoi ministri i Kulturës, Memli Krasniqi. Në telegram thuhet: Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e familjarit Tuaj, doajenit të teatrit shqiptar, z. Ismail Rama. Jeta është me përplot kontraste, dhe fati i secilit njeri përkundet ndërmjet dhembjeve dhe gëzimit. Aktori Ismail Rama këto përkundje të fatit i ndjeu përgjatë jetës së tij, nga shkëlqimet nën vezullimin e dritave të skenës e deri tek dhembjet njerëzore që nuk e lënë indiferent asnjë prej nesh.
Ismaili mbahet mend për krijimet e tij artistike në Teatrin Shqiptar të Shkupit, në Teatrin “Adriana” të Ferizajt, por edhe për kreacionet e shumta në filmin tonë, për çfarë do ta kujtojmë të gjithë. Gjithashtu, të gjithë që e njohën do ta mbajnë në mend edhe për marrëdhëniet e tij me kolegët, shokët dhe miqtë si njeri i drejtë, me fjalë pak dhe i dashur.
Ismaili iku, pa e thënë fjalën e fundit në skenë. E në skenë, artistët fjalën e fundit nuk e thonë asnjëherë, ndaj dhe shuarja e tyre është shumë e dhembshme dhe e pikëllueshme.
Ndaj Ju lus, që të pranoni ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje Tuajën dhe të artit tonë skenik, përfundon ngushëllimi.
Ismajl Rama do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Sojevë, të Ferizajt.