Ka shumė tė rinj qė endėrrojnė tė kenė njė Mercedes. Megjithatė, fansi i Formula 1 Mathew James kishte njė ambicie mė specifike. Ai donte qė kompania tė ndėrtonte njė dorė bionike pėr tė. Tani, falė pėrkushtimit, 14 vjeēarit i ėshtė plotėsuar dėshira.
Mathew, i cili ka lindur pa dorën e majtë, e realizoi planin e tij duke i shkruar Ross Brawn-it, bosit të Mercedes-it në Formula 1, për të gjetur 35 mijë stërlina për dorën e re. Braun mblodhi një ekip ekspertësh dhe krijoi dorën bionike me teknologjinë më të avancuar në planet. Gishtat e tij kontrollohen me anë të një minikompjuteri, që zbulon impulset elektrike nga pjesa e sipërme e krahut të Metjus. Çdo gisht ka nga një motorr individual, që lejon lëvizjen në mënyrë të pavarur.
Ajo mban deri në 13 kg, mund të mbajë një laps dhe lidh edhe këpucët. Djaloshi ka premtuar se në dorë do të vendosë logon e Mercedes Benz për t’i bërë reklamë.