Themeluesi i TwitPic ka nisur rivalin e tij ndaj platformės Twitter, njė ditė pasi ky i fundit doli me opsionin Photo sharing (shpėrndarje e fotove).
Noah Everett, themeluesi i TwitPic - i cili është një aplikacion shumë popullar për Twitter-in- ka nisur një mikro-blog të quajtur "Heello", i cili po konsiderohet nga shumë si "kloni i Twitter-it".
Kohët e fundit Twitter ka rënduar mbi zhvilluesit e aplikacioneve të palës së tretë dhe lançimi po konsiderohet si një hakmarrje për vështirësitë që u ka krijuar.
Platforma i lejon njerëzit të dërgojnë Ping, që janë të ngjashme me Tweets (cicërimat) në Twitter.
Në Heello "Followers" (Ndjekësit) quhen "Listeners" dhe "Following" (po ndjek) quhen "Listening".
Krijuesi i Heello tha se platforma e tij do të ofrojë një shërbim të quajtur "Channels" i cili do t′i lejojë përdoruesit të krijojnë grupe, të ngjashme me ato që ofron Google+ tek rrathët - mbështetje për videot, integrimin e tekst-mesazheve dhe aplikacioneve të telefonave.