Festivali i Filmit Ballkanik dhe Arti i Kulinarisė do tė zhvillohet nga data 29 gusht - 5 shtator nė kinemanė “Lasgush Poradeci” tė qytetit tė Pogradecit. Organizatorė tė tij janė regjisori Eno Milkani dhe gazetari Fatos Baxhaku.
U zgjodh qyteti i Pogradecit, sepse ai i ofronte më shumë se sa qytetet e tjera këtij festivali, që për disa ditë me radhë do të sjellë një atmosferë të munguar në këtë qytet kaq të njohur për vlerat e tij turistike.
Në festival do të prezantohen filma artistikë me metrazh të gjatë dhe me metrazh të shkurtër nga Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova etj. Ky festival, sipas organizatorëve, vjen i veçantë në llojin e tij, sepse ai veç filmave do të jetë dhe një festival i artit të kulinarisë, diçka që për herë të parë e hasim në festivalet që zhvillohen në vendin tonë.
Programi do të jetë i pasur nga ana artistike, ndërsa në kinemanë e qytetit të Pogradecit oraret e filmave janë nga ora 11.00 deri në 13.00 do të shfaqen gjithsej 76 filma me metrazh të shkurtër dhe të gjatë. Fituesit do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare me emra të njohur nga fusha e kinematografi së nga Rusia, Austria, Italia, Franca, Australia.
Nga Shqipëria do të jenë disa filmat artistikë me metrazh të shkurtër: “Shkallët” e Ilir Harxhit, “Ngushtë” e regjisorit Xhoslin Rama, dhe për fi lmin artistik me metrazh të gjatë në konkurrim është “Amnistia” e regjisorit Bujar Alimani. pjesëmarrës në këtë festival fi lmi, që këtë vit i kushtohet prodhimtarisë më të mirë ballkanike, do të jenë regjisorë të njohur por dhe të rinj të talentuar.
Për të gjithë filmat dhe gatimet e ndryshme që do t’i përkasin secilit shtet pjesëmarrës, do të ketë dhe vlerësime nga dy juri ndërkombëtare, njëra për pjesën e filmave, ndërsa tjetra për të vlerësuar artin e gatimeve tradicionale të vendeve pjesëmarrëse. Zhvillimi i këtij festivali ka si qëllim dhe të tregojë traditën dhe kulturën e një vendi. Ideja për këtë projekt dy organizatorëve u lindi para disa muajsh. Ata kanë gjetur mbështetjen për këtë projekt edhe të kryetarit të bashkisë së qytetit dhe donatorë të tjerë privatë. Ashtu si në çdo festival arti të ftuarit janë pika e fortë. Edhe gjatë ditëve të Festivalit Ballkanik do të ketë të ftuar special të huaj.
Nisma për zhvillimin e Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Arti i Kulinarisë pritet të kthehet në një traditë të bukur në këtë qytet, i cili njihet për vlerat e tij historike dhe kulturore. Thuajse në të njëjtën periudhë edhe në Durrës mbahet Festivali Ndërkombëtar Veror i Filmit. Duket se tashmë Festivalet e filmave janë “trendy” i sezonit veror. Filmi po zë gjithnjë e më shumë vend në jetën artistike, nëse festivaleve të filmave i shtojnë edhe projektin e kinemasë verore të Arkivit Shtetëror të Filmit, që ka filluar që në muajin qershor për të përfunduar në fund të gushtit, ku çdo fundjavë një qytet bregdetar shijon kinemanë e vjetër verore.