Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Beogradi dėshton nė futjen e mallrave nė Kosovė

Beogradi dėshton nė futjen e mallrave nė Kosovė

  Publikuar: 13 Gusht 2011, E Shtune 17:32:02. E lexuar 323 herė
Beogradi dėshton nė futjen e mallrave nė Kosovė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Autoritetet kosovare janė tė vendosura qė tė zbatojnė nė pėrpikėri masat e reciprocitetit. Edhe tri javė qė nga aplikimi i kėtyre masave, pėrfaqėsues tė doganave nuk kanė lejuar asnjė mall me origjinė nga Serbia tė futet nė tregun kosovar.

Me gjithë përpjekjet e shtetit serb që t’i shfrytëzojë vendet tjera të rajonit për futjen e mallit të tij në Kosovë, çdo gjë ka rezultuar pa sukses.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, bën të ditur Radio Evropa e Lire, thotë se në ditët e para të aplikimit të këtyre masave, ka pasur disa tentime, por jo edhe më vonë.     

“Të gjitha degët doganore janë udhëzuar që të kenë kujdes në këtë qëndrim. Faktikisht, për secilin mall që ka dyshime, bëhet edhe verifikimi fizik i tij”, thotë Stavileci.

Menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e futjes së mallrave serbe, kompanitë e Serbisë janë angazhuar që Maqedoninë ta shfrytëzojnë për eksportin e mallrave të tyre në territorin e Republikës së Kosovës.

Por, të gjitha këto mallra me origjinë nga Serbia janë kthyer mbrapsht, thotë Stavileci.

“Mallrat kalojnë nga Maqedonia, por edhe pas ndërrimit të dokumentacionit, prapëseprapë origjina mbetet e njëjtë. Origjina mbetet e Serbisë dhe ai dokument mbetet i vulosur me vulën e Serbisë”.

“Këto raste, doganat i kanë kthyer mbrapa. Ato kanë ndodhur në ditët e para, menjëherë pas aplikimit të parimit të reciprocitetit. Në ditët e fundit nuk kemi pasur raporte, të cilat tregojnë se ka pasur tentime të tilla”, thekson Stavileci.          

Mimoza Kusari Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, rithekson se hyrja e mallrave serbe nuk do të lejohet nga asnjë vend fqinj.

Sipas saj, kompanitë e vendeve rajonale janë të interesuara që të rrisin importin e mallrave të tyre në tregun kosovar, për t’i zëvendësuar produktet serbe.

Një interesim të tillë tashmë e kanë shprehur autoritetet maqedonase, thotë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com