Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Bamir Topi takoi aktoren e mirėnjohur shqiptare Eliza Dushku

Bamir Topi takoi aktoren e mirėnjohur shqiptare Eliza Dushku

  Publikuar: 09 Gusht 2011, e Marte 21:29:08. E lexuar 336 herė
Bamir Topi takoi aktoren e mirėnjohur shqiptare Eliza Dushku

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi priti sot aktoren e mirėnjohur shqiptare tė Hollivudit, Eliza Dushku, e cila prej disa ditėsh po zhvillon njė vizitė nė Shqipėri pėr promovimin e turizmit shqiptar.

Zyra e shtypit e presidencës shqiptare bëri të ditur se të pranishëm në takim ishin gjithashtu fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.Gjatë  këtij takimi, presidenti vlerësoi lartë veprimtarinë artistike të Eliza Dushkut, si një ndër aktoret e reja të spikatura të kinematografisë botërore.Në këtë kontekst, Topi  vuri në dukje se vizita e Dushkut në Shqipëri është pjesë e atij mesazhi pozitiv që flet për Shqipërinë dhe shqiptarët si një popull vital, me tradita të hershme e kulturë të lashtë, me dëshirën dhe përkushtimin për të ecur përpara me vendosmëri e dinjitet."Ju jeni tashmë imazhi i mirë i shqiptarëve që punoni për Shqipërinë",  iu drejtua presidenti të pranishmëve në këtë takim."Janë pikërisht këto arsye që me t'u informuar për kërkesën e Dushkut për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut", u shpreh Bamir Topi.Në vijim, presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit, e cila nga ana e saj shprehu falënderim dhe mirënjohje për pritjen nga presidenti Topi dhe në mënyrë të veçantë nënvizoi kënaqësinë e veçantë për këtë nderim nga ana e presidentit të shtetit shqiptar.MIA



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com