Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Basha e shpall Eliza Dushkun Ambasadore Nderi tė Tiranės

Basha e shpall Eliza Dushkun Ambasadore Nderi tė Tiranės

  Publikuar: 08 Gusht 2011, E Hene 17:46:45. E lexuar 393 herė
Basha e shpall Eliza Dushkun Ambasadore Nderi tė Tiranės

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, priti dje nė zyrėn e tij aktoren e njohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku.Basha i dhuroi aktores “Kullėn e Sahatit tė Tiranės”, simbolikėn e qytetit, si dhe i bėri tė ditur se do t’i propozojė Kėshillit Bashkiak pėr t’i dhėnė titullin “Qytetare Nderi e Tiranės” dhe emėrimin si “Ambasadore Nderi e Tiranės nė botė”.

“Jam e nderuar dhe e privilegjuar”, tha Dushku, e cila hyri në zyrën e kryetarit të Bashkisë duke përshëndetur në shqip: “Përshëndetje!”. “Unë jam shumë i lumtur që Eliza ndodhet sot në Tiranë dhe besoj se flas edhe në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, që e kemi pritur këtë vizitë me shumë kënaqësi. Të gjithë jemi entuziastë për vizitën e saj dhe do të shërbejë për ta vendosur Tiranën në hartën turistike të botës. Kam pasur nderin t’i propozoj sot, si dhe kënaqësinë që ajo pranoi të jetë Ambasadore Nderi e Tiranës në botë, e ngarkuar për artet, kulturën dhe turizmin”, tha Basha pas takimit me aktoren. Dushku i tha Bashës se ishte e befasuar nga energjia që kishte parë në Tiranë, si dhe u interesua më tej për planet dhe projektet që ka Bashkia. Basha e informoi aktoren e njohur për programin që ai ka për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë për të gjithë. Kryetari i Bashkisë e njohu me planet për përmirësimin e cilësisë së jetës, për krijimin e hapësirave të gjelbra, ndërtimin e më shumë shkollave, si dhe për përpjekjet për ta bërë Tiranën një destinacion tërheqës për turizmin dhe biznesin. Ndërsa aktorja ka bërë edhe njëherë me dije projektin e saj për të promovuar në botë turizmin shqiptar. “Kam besim se kryetari i Bashkisë është i ndershëm dhe do të realizojë çfarë ka premtuar. Unë do të bëj të pamundurën ta ndihmoj për çfarë i kam premtuar, që ta promovoj Tiranën kudo. Shqipëria është vend turistik. Kam vizituar deri tani Tiranën dhe njerëzit këtu janë shumë të mirë. Do ta filloj turin nga Korça, për të promovuar turizmin shqiptar me anë të një dokumentari”, tha aktorja Dushku.  Kryetari i Bashkisë e shoqëroi Eliza Dushkun në vizitën që ajo bëri te Muzeu dhe Kulla e Sahatit të Tiranës, si dhe bëri me të një shëtitje në bulevardin e Tiranës, ku kanë tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve të kryeqytetit. Aktorja Eliza Dushku u shpreh se turi i saj në Shqipëri do fillojë nga qyteti i Korçës, ku do të paraqitet dokumentari për promovimin e turizmit për vendin. Bashkë me Elizën, në realizimin e dokumentarit për Shqipërinë do të kontribuojnë dhe artistë të tjerë me famë botërore, si sopranoja Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.

Kërkesa për shtetësinë

Aktorja hollivudiane Eliza Dushku ka bërë kërkesën për t’u pajisur me pasaportë shqiptare. Fill pas zbritjes në aeroport, ajo tregoi shkresën me firmën e saj për të marrë shtetësinë shqiptare. Eliza Dushku gjendet në Shqipëri për të bërë një dokumentar mbi rrënjët e saj shqiptare me një ekip televiziv amerikan, si dhe me agjencinë “Lonely Planet”, e cila e ka renditur Shqipërinë si destinacionin numër 1 në botë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com