Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, thonë se kanë gjetur provat e para të rrjedhjes së ujit në Mars. Të njëjtit thonë se orbita që sillet rreth Marsit që nga viti 2006, ka monitoruar atë që duket të jetë rrjedhje e ujit dhe që ndodh në disa lokacione gjatë Pranverës dhe Verës së Marsit. Nëse konfirmohet, ky do të jetë zbulimi i parë i rrjedhjes së ujit në planetin e kuq. REL