TIRANĖ- Investimet e huaja nė Shqipėri ishin sot kryefjalė e mbledhjes sė qeverisė. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se gjatė 5 viteve tė qeverisjes sė tij, nė Shqipėri janė investuar mbi 4 mld dollarė, ndėrsa ėshtė i vetmi vend nė rajon qė ka ende rritje tė kėtyre investimeve.
“Në 5 vite të marra së bashku, nga 2006 deri në 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri ishin mbi 4 mld dollarë. Vetëm në vitin 2010 më shumë se 1 mld dollarë u investuan. Një nga premtimet tona themelore ishte shndërrimi i Shqipërisë në vendin më tërheqës për investimet e huaj dhe më gjërë, kjo sot është realitet. Shqipëria e vitit 2010 është i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve të huaja”, u shreh Berisha.
Kreu i qeverisë deklaroi më tej, se as protestat dhe greva e opozitës nuk e lëkundën besimin e investitorëve të huaj.
“Protestat në Tiranë kanë pasur ndikim negativ për investimet e huaja, por ajo që është themelore është se ato nuk kanë arritur të lëkundin besimin e investitorëve të huaj tek Shqipëria. 4 mld dollarë në një hark kohor të shkurtër. Shqipërisë i besojnë, ky është edhe mesazhi më i fuqishëm”, tha ai.
Sipas Berishës, Shqipëria ka pësuar rrijte të investimeve të huaja, pasi ndoqi një model të sukseshëm ekonomik.
“Kujtojmë se deri në vitet 90’ në Shqipëri ndaloheshin me kushtetutë investimet e huaja. Edhe po ti krahasojmë me ato të 2004 themi që Shqipëria ka fluturuar, por s’dua ti krahasoj me ato vite që s’meritojnë krahasim, dua ti krahasoj me vitet e qeverisjes sonë. Në vitin 2010 Shqipëria pati 3 herë më shumë investime të huaja. Cdo dy vjet ato u dyfishuan. Shqipëria është i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve të huaja, pasi ndoqi një model të suksesshëm ekonomik, i bazuar mbi barren fiskale më të ulët në Evropë, me ngarkesën publike mbi sektorin privat më të ulët në Evropë, që bazohet mbi investime të mëdha, në zhdukjen e pengesave burokratike", tha Berisha më tej.
Berisha tha më tej se beson që Bashkia e Tiranës i ka të gjitha potencialet për të tërhequr sa më shumë investitorë.
“Bashkia e Tiranës ka potenciale të shndërrohet ë lokomotivë të shpejtë për thithjen e tërheqjen e investimeve të huaja. Shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje të gjithë kryebashkiakëve dhe kryekomunarëve që të mbështesin investimet me përparësi absolute në komunat dhe bashkitë ku qeverisin”,theksoi Berisha. /balkanweb/