Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Rritet kėrkesa pėr prodhimet Made in Kosova

Rritet kėrkesa pėr prodhimet Made in Kosova

  Publikuar: 31 Korrik 2011, E Dielle 19:39:37. E lexuar 317 herė
Rritet kėrkesa pėr prodhimet Made in Kosova

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Prodhuesit vendės tė materialeve ndėrtimore kanė konfirmuar se ėshtė rritur kėrkesa pėr prodhimet e tyre, pas vendimit tė Qeverisė pėr bllokimin e importit nga Serbia dhe taksimin me 10 pėr qind pėr mallrat qė vijnė nga Bosnjė-Hercegovina, shkruan sot Koha Ditore. Por kompanitė qė merren me prodhimin e produkteve ushqimore ende nuk i kanė ndier rezultatet e bllokadės, pėr shkak tė stoqeve qė kanė krijuar tregtarėt.

Materialet ndërtimore kanë qenë pjesa kryesore e importit nga Serbia, prandaj vendimi për reciprocitet ka pasur ndikim të menjëhershëm në këtë sektor.

Skënder Bajrami, pronar i fabrikës së tjegullave “Industria e materialeve ndërtimore, IMN NIKI-S”, e cila momentalisht prodhon bllokun me dimensione të ndryshme, ka thënë se ka filluar të rritet kërkesa për prodhimet e tyre.

“Ne i kemi blerësit tanë. Ndërsa pas vendimit për reciprocitet kanë filluar të lajmërohen edhe blerës të rinj, të cilët importonin prodhimet nga Serbia”, ka thënë ai, duke shtuar se do të shtohet prodhimi varësisht prej kërkesave në treg. Ndërsa një zgjerim më të madh të prodhimit ai e ka paralajmëruar për në fund të vitit.

“Momentalisht prodhojmë 700 tonë prodhim të gatshëm të bllokave, ndërsa me projektin e ri do të rritet edhe për 500 tonë. Ky projekt do të prodhohet me teknologjinë e fundit. Momentalisht i kemi 260 punëtorë, ndërsa me projektin e ri planifikohet edhe për 52 punëtorë shtesë. Linja e re do të fillojë në fund të vitit”, ka thënë Bajrami.

Në depot e materialeve ndërtimore ka mungesë të tjegullave, pasi ato importoheshin kryesisht nga Serbia për shkak të çmimit më të favorshëm. Bajrami thotë se fabrika e tij ka mundësi për prodhimin e tjegullave, mirëpo kërkohen investime shtesë.

“Se kur do të fillojmë varet prej kushteve financiare dhe ndonjë politike stimuluese nga Qeveria e Kosovës, apo edhe ofrimi i ndonjë mundësie për kreditim më të favorshëm”, ka thënë Bajrami.

Pronari i fabrikës së tjegullave ka thënë se nëse do të kishte një kreditim më të favorshëm të gjithë prodhuesit e materialeve ndërtimore do të investonin në rritjen e prodhimit dhe kësisoj do të mbuloheshin kërkesat e tregut.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com