Shefja e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Christine Lagarde, paralajmėroi se dėshtimi pėr tė zgjidhur krizėn e borxhit nė Shtetet e Bashkuara, do tė ngrejė dyshime, lidhur me statusin e dollarit si monedha kryesore nė botė.
“Kjo do të sillte një rënie të dollarit në krahasim me valutat e tjera”, tha Legarde për mediat amerikane.
Komentet e saj vijnë në kohën kur republikanët dhe demokratët po bëjnë përpjekje për të arritur kompromisin mbi rritjen e limitit të borxhit, para afatit të caktuar më 2 gusht.
Legarde u bëri thirrje politikanëve të të dyja palëve t`i kapërcejnë ndjeshmëritë politike, shqetësimet dhe doktrinat, të cilat janë krejtësisht të ligjshme, për hir të të gjithë vendit dhe për hir të ekonomisë globale.