Oda Ekonomike e Serbisė dhe ajo e Bosnjės janė alarmuar. Anėtarėt e tyre kanė filluar t’i ndiejnė pasojat e masave tė reciprocitetit tė vendosura nga Qeveria e Kosovės pėr kėto dy vende. Derisa kompanitė nga Serbia nuk po mund t’i fusin nė Kosovė mallrat e tyre, kompanitė nga Bosnjė-Hercegovina thonė se janė pėrgjysmuar kėrkesat pėr mallrat e tyre qė tash e tutje duhet tė paguajnė 10 pėr qind doganė pėr mallrat e tyre. Pėrfaqėsuesit e bizneseve tė dy vendeve kanė dėrguar letėr nė Sekretariatin e CEFTA-sė pėr tė kundėrshtuar vendimin e kosovarėve.
Drejtori i Dhomës Serbe të Tregtisë, Milivoje Miletiq, ka thënë se ky vendim do të ndikojë në të gjithë rajonin, duke destabilizuar situatën politike dhe ekonomike dhe duke ndikuar veçanërisht mbi interesin dhe ardhjen e mundshme të investitorëve të huaj në rajon. "Ky vendim paraqet një shkelje drastike të ligjit ndërkombëtar dhe të marrëveshjes CEFTA", ka thënë Miletiq.
Këshilltari për çështjet makroekonomike në Odën e Tregtisë së Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Dulko Hasiq, ka thënë se nga sekretariati i CEFTA-së pret që sa më shpejt të jetë e mundur t’i marrin të gjitha masat e nevojshme për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës.
"Tashmë jemi të informuar nga eksportuesit tanë se për shkak të atij vendimi, ka rënë kërkesa për mallrat nga Bosnja. Nëse këto masa nuk eliminohen shumë shpejt, humbjet do të jenë të mëdha”, ka thënë Hasiq.
Se kërkesa për mallra nga Bosnja ka rënë, dëshmojnë edhe dhjetëra kompani që nga Bosnja të cilat eksportojnë produktet e tyre në tregun e Kosovës.
Zyrtarë të Doganave të Kosovës konfirmojnë se që nga marrja e vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, asnjë nga produktet serbe nuk janë lejuar të futen në Kosovë, madje as nga pikat kufitare në veri.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë se parimi i reciprocitetit është duke u zbatuar. “Në momentin kur Qeveria ka marrë vendim për parimin e reciprocitetit, në Kosovë nuk ka pasur asnjë import të mallrave me origjinë nga Serbia”, thekson Stavileci. Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia në Kosovë do të zbatohet në tërë territorin e Kosovës. “Asnjë mall i Serbisë nuk ka hyrë në Kosovë, që nga data kur është marrë vendimi për reciprocitet”.