Qyteza Kempten nė jug tė Gjermanisė ėshtė e njohor pėr rrugicat karakteristike, me sheshe klasike dhe bahēe tradicionale gjermane.
Por karshi arkitekturës tradicionale, kjo qytezë tashti mund të mburret me një vepër të papritur arkitekturore, e cila është kryekëput bashkëkohore – hidrocentralin e ri të qytetit. E përfunduar vitin e kaluar, hidrocentrali i ri e zëvendëson atë që ishte ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe ka fuqi që të furnizojë me energji elektrike 3 mijë shtëpi me 10,5 milionë kW/h. Ajo është larg asaj çfarë mund të pritej nga një projekt arkitekturor industrial. Ajo është një vepër arti, produkt i bashkëpunimit midis skulptorëve dhe inxhinierëve. Teksa qëndron mbi lumin Iller, hidrocentrali shtrihet në formë të një sinusi të gjatë dhe kësisoj ka pamjen e një peshku i cili lëviz bishtin. Projektuesit e saj “Becker Architecten“ harmonizimin e hidrocentralit me dinamikën e e ujit e përshkruajnë kësisoj: “Hidrocentrali ndryshon njashtu si uji kur rrjedha e tij nga gjendja e qetë nis e shkumon dhe bëhet e egër kur takohet me turbinat para se të kthehet në qetësi duke gjeneruar energji“.
Prapa strukturave të gërshetuara gjendet hapësira e cila është e vrazhdë, përderisa pllakat janë e kundërta e betonit të lëmuar mbi sipërfaqe. Brenda saj janë formuar disa qeli më të vogla të cilat stabilizojnë strukturën e jashtme. Po aty është edhe një hapësire me izolim akustik. Gjatë ndërtimit të saj u është kushtuar rëndësi edhe vezëve të peshkut dhe për këtë ky shteg intrigues peshqish është bërë një segment estetik dhe logjik i projektit. Për vetë formën, arkitektët kanë thënë: “Përkundër dimensioneve të mëdha, është arritur një formë e diferencuar e cila, në njërën anë është një objekt më vete që shumë shpejt do të bëhet pjesë e hapësirës publike dhe përvojës së qytetit hidrocentral“.